Ministri malazez i Çështjeve evropiane dha dorëheqje

Ministri malazez i Çështjeve evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni, pasi u akuzua për përplasje interesash.

Agjencia malazeze për luftë kundër korrupsionit vlerësoi se Pejoviq ka përplasje interesash sepse nga muaji maj i vitit të kaluar përveç funksionit të ministrit, e ka kryer edhe funksionin e ambasadorit në Misionin e Malit të Zi në BE.

Pejoviq kumtoi se dorëheqjen e jep për arsye morale, me qëllim që ta lirojë Qeverinë nga presioni që të mund ta zbatojë vendimin e Agjencisë për luftë kundër korrupsionit.

Ai theksoi se edhe krahas dorëheqjes së parashtruar, mendon se nuk e ka shkelur ligjin, duke theksuar se shembuj të tillë ka edhe në Kroaci dhe në Serbi, ku negociuesit kryesorë për anëtarësim në BE në të njëjtën kohë kanë qenë edhe ambasadorë në misionet e tyre në Union.

Burime në Qeverinë malazeze kumtuan se kryeministri Dushko Markoviq e ka pranuar dorëheqjen e Pejoviqit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button