Së paku 46 të vdekur gjatë sulmeve të reja ndaj Gutës Lindore

Së paku 46 persona e kanë humbur jetën sot gjatë sulmeve të reja të forcave qeveritare siriane mbi rajonin e periferisë së Damaskut Guta Lindore, që është nën kontroll të kryengritësve, kumtoi sonte Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, transmeton MIA. 

Sulmet më të reja vijnë pas thirrjeve të përforcuara të shumë liderëve dhe organizatave botërorë  për ndalimin e sulmeve mbi Gutën Lindore, në të cilat gjatë ditëve të fundit e kanë humbur jetën disa qindra persona edhe në prag të seancës së sotme të Këshillit për Siguri të KB-së, dedikuar eskalimit të dhunës në Siri.

Sipas burimeve të kryengritësve, cak i sulmeve të forcave qeveritare siriane ditëve të kaluara janë ndërtesat, spitalet dhe infrastruktura. Bombardimet i detyruan një pjesë të madhe prej 400 mijë banorëve të rajonit të Gutës Lindore, që gjendet në lindje të Damaskut, të flenë në bodrume dhe vendbanime të improvizuara, ndërsa mjekët, si dhe ekipet e shpëtimit, të cilët me ditë e kërkojnë terrenin dhe nxjerrin viktima nga rrënojat, janë të mbi ngarkuar dhe të pafuqishëm.

гута дамаск

“Automjetet e ndihmës së parë mjekësore nuk mund të arrijnë deri te personat e plagosur. Çdo minutë bien granata dhe raketa dhe askush nuk mund të lëvizë. Në të njëjtën kohë bien midis pesë dhe 10 projektilë dhe shkaktojnë diçka që përkujton në tërmet”, deklaroi për DPA-në, aktivisti lokal humanitar Mazen al Shami.

Një aktivist tjetër megjithatë pohon se gjatë sulmeve të sotme është rrënuar ndërtesa e Gjysmëhënës së kuqe në vendin Harasta, në afërsi të Gutës Lindore.

Organizata “Mjekë pa kufij” alarmon se për tre ditë në Gutën Lindore janë bombarduar 13 spitale, në të cilat punojnë personat e tyre mjekësorë.

Гута евакуација

“Mjekë pa kufij” theksuan për një numër të madh të viktimave. Vetëm sipas të dhënave nga spitalet, me të cilat ata bashkëpunojnë, për dy-tre ditë nga (18 deri më 21 shkurt) gjatë bombardimeve dhe granatimeve artilerike janë vrarë 237 persona dhe janë plagosur 1.285 të tjerë. Organizata potencoi se numri i viktimave “rritet nga ora në orë”.

Në ndërkohë, mediat ruse informuan se Moska po e përforcon praninë e vet në Siri me disa aeroplanë ushtarak.

Mediat emetojnë kuadro nga aterrimi i dy aeroplanëve Su-57 në bazën ajrore Hmejmim në provincën Latakia, e cila është qendra kryesore e operacioneve ruse në Siri.

Су-25 авион Русија

Në bazë dje arriti një aeroplan për paralajmërim të hershëm A-50, katër aeroplanë luftarak Su-35 dhe katër aeroplanë për mbështetje ajrore Su-25.

Kremlini sot nuk i komentoi informacionet dhe për të gjitha detajet ia dërgonte pyetjet ushtrisë, e cila gjithashtu nuk ka dhënë komente. Rusia i hodhi poshtë akuzat se është përgjegjëse për numrin e madh të civilëve të vdekur në Gutën Lindore.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Qiproja me të cilën dy shtetet i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike për shkak të lidhjeve me Iranin, apeluan që regjimi sirian t’i ndalojë sulmet ndaj enklavës kryengritëse. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button