Mjekët specialistë do të paguhen prej 68.000 deri në 70.000 denarë

Pagat e mjekëve specialistë deri në fund të vitit, së bashku me kujdestaritë, të arrijnë 68.000 deri në 70.000 denarë do të jetë qëllimi përfundimtar i negociatave që do t’i fillojë Ministria e Shëndetësisë me Sindikatën për shëndetësi, nëse sigurohen resurse, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve në Kuvend, transmeton MIA. 

“Qëllimi përfundimtar do të jetë nëse deri më tani paga e një specialisti ka qenë 35.00-36.000 denarë si bazë, me kujdestari, kirurgët për momentin kanë rreth 28.000 deri në 30.000 denarë paga shtesë, nëse sigurojmë resurse përmes rrugës së negociatave, në çdo muaj, në çdo tremujor, që të vijmë deri tek paga e specialistit deri në fund të vitit prej 68.000 deri në 70.000 denarë”, tha Zaev.

Bëhen përpjekje, siç tha, për trajtim të barabartë të kujdestarive të të gjithë mjekëve.

“Përveç 150.000 denarë të siguruara për pagë derisa zgjasin spcializimet, në mënyrë shtesë bëhen përpjekje në pajtim me kursimet që janë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Fondin e shëndetësisë të rriten në pjesën e kujdestarive të mjekëve dhe të arrijmë deri në trajtim të barabartë të kujdestarive për të gjithë mjekët”, sqaroi kryeministri.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se paralelisht me ndryshimet vijuese të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, grupi i punës tani më është angazhuar në revizionin e tij të plotë.

Me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, informoi ministri, dukshëm lehtësohet transferimi i parave ose personelit tjetër të mesëm mjekësor nga institucionet private në ato publike shëndetësore, masë e cila pret dukshëm ta lehtësojë mungesën e madhe të kuadrove në të gjitha institucionet shëndetësore në mbarë shtetin.

Njëherit, hiqet ekzistimi i efektit si mënyrë e vlerësimit të mjekëve, për shkak të asaj që është treguar se është joefikas dhe joadekuat, si dhe ekzistimi i të dytëve gjegjësisht drejtorëve ekonomikë me çka synohet në kursim të madh të parave për paga dhe për material tjetër përfaqësues.

“Ligji tani më është lëshuar në procedurë, presim mendime nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si de nga Komisioni ligjdhënës. Paralelisht me këtë punohet në revizion të plotë të Ligjit për mbrojtje shëndetësore nga ana e grupeve të punës dhe këtu do të implementohen arritjet dhe përvojat nga vendet evropiane”, tha Filipçe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button