Lëvizja Besa, krahu i Gashit vazhdon të akuzojë Kasamin për falsifikim dokumentesh (VIDEO)

Orhan Murtezani nga fraksioni i Lëvizjes Besa ku kryetar është Arfim Gashit sot në konferencë për shtyp deklaroi se janë duke vazhduar me publikimin e skandaleve dhe falsifikimet që i ka bërë Bilall Kasami derisa ka qenë kryetar i Lëvizjes BESA, transmeton Portalb.mk.

“Ish kryetari nuk është kënaqur që më 15 nëntor i ka falsifikuar emrat e kryetarëve të degëve, andaj ka shkuar edhe më tutje. Dy javë më vonë, respektivisht më 4 dhjetor 2017 Kasami përsëri ka abuzuar me detyrën e tij dhe në gjykatë ka dorëzuar listë tjetër të falsifikuar me kryetarët e degëve, me ç’rast e ka përsëritur shkeljen e rëndë të Ligjit për partitë politike dhe ka dëshmuar se dikush e ka urdhëruar që falsifikimin ta shtyjë deri në fund”, tha Murtezani.

Ai i tregoi të gjitha kryetarët e degëve dhe listën e falsifikuar të kryetarëve të degëve që i ka paraqitur Bilall Kasami në gjykatë për komunat, të cilët janë:

  • Kumanovë, kryetar dege i zgjedhur me të gjitha normat statutare dhe me prezencë të një numri të madh të përkrahësve të Lëvizjes BESA është zgjedhur Shenur Osmani, ndërsa Bilall Kasami në gjykatë e ka falsifikuar këtë dhe si kryetar dege e ka paraqitur Driton Ramadanin, i cili kurrë nuk ka qenë anëtar i Lëvizjes BESA.
  • Likovë kryetar legjitim i degës është zgjedhur Fejzullah Emini, por Bilall Kasami në listën e falsifikuar të kryetarëve të degëve e ka futur personin Avni Saliji.
  • Haraçinë, në vend të kryetarit të zgjedhur në mënyrë legjitime, Elham Abazit, Kasami në mënyrë të falsifikuar e ka shënuar se kryetar dege është Amir Bajrami.
  • Butel kryetari i degës Driton Ademi është ndryshuar në listën e falsifikuar me emrin e Besnik Idirizit.
  • Saraj, edhe pse ka pasur kryetar të zgjedhur me të gjitha nishanet demokratike, Bilall Kasami e ka keqpërdorur pozitën e vet dhe në gjykatë e ka falsifikuar këtë, duke e dërguar emrin e Fahrudin Ibrahimit.
  • Çair vjen kulminacioni i paturpësisë. Ndonëse edhe pëllumbat e Çairit e dinë se kryetar dege i Lëvizjes BESA në Çair është Bekim Saliu, Kasami pa fije turpi dhe ndërgjegje e ka falsifikuar emrin e tij dhe si kryetar dege e ka shkruar emrin e Ramadan Nezirit.
  • Këtu po i përmendim edhe dy persona që askush nuk i njeh dhe nuk di se a kanë qenë ndonjëherë në ndonjë tubim të BESËS. Bëhet fjalë për personat misteriozë Kurtish Salija dhe Rexhep Latifovski, të cilët ai i ka dërguar në gjykatë si anëtarë të Këshillit Qendror.

Ndryshe, fraksioni i Lëvizjes Besa ku kryetar është Bilall Kasami kanë reaguar në lidhje me këto informata duke thënë se nuk do të merren me si që i quajtën “shpifjet dhe mashtrimet e Orhan Murtezanit edhe padronëve të tij nga rrjeti i shoqatave të dyshimta me qëllime antishqiptare. Nga 6 janari i këtij viti kemi angazhuar avokat i cili veç më ka përmbyllur disa lëndë që i janë dorëzuar organeve të drejtësisë kundër personit të apostrofuar dhe atyre që e rrethojnë atë për shpifje, mashtrim dhe keqpërdorim të simboleve të Lëvizjes Besa.”

Krahu i Gashit akuzon Kasamin për falsifikim dokumentesh (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button