Specialistja italiane e kulturës, këto janë kafenetë më të mira në Tiranë

Gjerbja e kafesë është kthyer prej kohësh në një stil jetese për shumë prej nesh! Kafenetë e mbushura plot, me njerëz thuajse të të gjitha grupmoshave, na bën shpesh të mendojmë se kjo është një nga ato kënaqësitë e përditshmërisë që nuk mund t’ja privojmë vetes. Dikush, e merr në gotë plastike në skrivaninë e punës, e dikush tjetër preferon të ulet në bar për një bisedë më shumë, ose për të kundruar ambientin rrotull. Mënyra e të shijuarit pak rëndësi ka, kryesorja është që ne nuk funksionojmë dot pa kafeinën në organizmin tonë, transmeton Revista Class.

Me sa duket, këtë fakt e ka studiuar edhe Francesca Masotti, e njohur si një nga ekspertet më të mira ndërkombëtare të turizmit dhe lifestyle-it. Ajo ka hulumtuar në gamën e madhe të kafeneve që gjenden në kryeqytetin shqiptar, për të renditur në top list disa nga vendet më unike dhe kjo jo pa arsye. Secili syresh prej tyre ka veçantinë që nis nga lloji i shërbimit, tek arkiva e pasur e objekteve që shërbejnë për dekor dhe arredim të ambientit, stili unik, etj.

Doni edhe ju të njiheni me listën e publikuar nga Masotti në “Culture Trip”? Ne të Class po jua sjellim me detaje, ama mbani shënim. Nëse deri më sot nuk keni shkelur tek ndonjë prej këtyre kafeneve, është momenti ta bëni sa më shpejt, pasi ne t’ju rendisim arsyet pse!

1

Mulliri i Vjetër
Është një nga kafenetë më të njohura në Shqipëri. Ambiente komode dhe një lloj shërbimi që të kujton Starbucks, ku përveç ekspresit të kafesë, mund të shijoni edhe smoothies, kapuçiono, qumësht, si edhe një gamë ëmbëlsirash dhe pastash të ndryshme. Mulliri i Vjetër është një zinxhir baresh në zonat më strategjike të kryeqytetit, mjaft vetëm të uleni dhe të merrni gjithçka i takon shijes suaj.

2

Sophie
Elegante në çdo detaj, një tjetër zinxhir i famshëm i kafeneve në Tiranë është edhe Sophie. Aty mund të gjeni të gjitha llojet e kafesë, ëmbëlsirave të shijshme, biskota, pije të nxehta dhe të ftohta. Ka shumë pika të kësaj kafeje, por më e veçanta është ajo në krahë të Televizionit Shqiptar, ku ju mund të admironi Tiranën nga një këndvështrim tjetër.

3

Sky Tower
Kulla e Sky është ndoshta një nga kafenetë më të famshme në Tiranë. E vendosur në pikën strategjike të kryeqytetit shqiptar, siç është zona e ish-Bllokut, ju mund të gjerbni kafe në tarracën e godinës, ndërkohë që shijoni një panoramën më të mirë të Tiranës. Keni një pamje 360 gradë gjatë ditës dhe natës, prandaj mos harroni që të merrni aparatin fotografik me vete, sa herë që vendosni ta pini kafenë aty.

4

Komiteti Kafe Muzeum 
Ky vend është i mrekullueshëm dhe i mbushur me mobilie që i takojnë epokës së komunizmit. E vendosur në zemër të Tiranës, kjo kafene më dizajn unik, e frymëzuar plotësisht nga ajo periudhë, me radio të vjetra, piktura, qilima dhe artefakte interesante, e bëjnë procesin e shijimit të kafesë kaq të veçantë për ju.

5

Mon Cheri 
Një tjetër vend që ja vlen të vizitohet nga ju, ëshë rrjeti i famshëm i bar kafeneve Mon Cheri. Aty, jo vetëm do të gjeni çokollatën e hollë dhe kruasantët e ngrohtë e të shijshëm, por edhe kafenë e mirë. Mon Cheritë, janë të pozicionuara në disa pika të qytetit të Tiranës, ku ka tarraca të bukura, e ku ndërkohë që pini kafenë mund të admironi pamjen që shtrihet para syve tuaj.

6

Amelie Coffee Room 
Nëse je duke kërkuar një kafene të vogël, modeste, por super komode në qytet, ky është vendi ku duhet të shkoni. Vendasit e dinë përmendësh këtë kafene, sidomos ata që duan relaks dhe qetësi. Menuja e produkteve që ofron janë milkshakes, smoothies, kafe, kapuçino e lëngje të freskëta.

7

Pastiçeria franceze 
Nëse doni të shijoni ëmbëlsira tradicionale franceze, macarons, biskota si edhe kafe të shijshme, duhet të shkoni në këtë vend. Pronarja e saj është një grua franceze e cila jeton në Tiranë prej shumë vitesh dhe drejton një nga kafenetë e njohura, e cila është shumë e popullarizuar nga diplomatët dhe tursitët që vizitojnë kryeqytetin shqiptar. E vendosur në zemër të ish-Bllokut, një zonë e gjallë dhe me jetë, ju mund të kaloni kohën e preferuar aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button