Mançevski: Sektori publik t’i futë të dhënat në regjistër, përndryshe nuk do të mund të paguajë rroga

Institucionet nga sektori publik kanë afat prej tre muajve t’i fusin të dhënat për të punësuarit e tyre në sistemin informatik për menaxhim me resurset njerëzore sepse në të kundërtën mund të sillen në situatë që të mos mund t’ua paguajnë rrogat të punësuarve, të dhënat e të cilëve nuk janë futur.

Kjo do të thotë se nëse institucioni nuk i ka futur të dhënat për të punësuarit në regjistrin e Ministrisë së Administratës Publike, gjatë parashtrimit të llogaritjeve për rroga do të paraqitet gabim në sistemin e Drejtorisë për të Ardhura Publike, që nuk do të mund ta paguajnë rrogën.

“Rekomandojmë para se të fillojë zbatimi i dispozitave të reja ligjore përkatësisht në tre muajt e ardhshëm punëdhënësit nga sektori publik të kryejnë plotësim të tërësishëm të të dhënave në regjistrin, me çka do të evitohet dukuria e gabimit gjatë kryerjes së kontrollit të të dhënave nga ana e DAP-it, sqaroi drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Llukarevska në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Administratës Publike, Damjan Mançevski.

Nga gjithsejt 1.303 institucione nga sektori publik, 259 nuk kanë futur të dhëna. Prej tyre, 173 institucione nuk kanë kërkuar pajtueshmëri nga MSHIA dhe nuk kanë sistematizim aktiv, ndërsa 85 nuk kanë futur të dhëna për të punësuarit edhe pse kanë sistematizim të miratuar.

“Regjistri tërësisht i azhurnuar dhe i plotësuar do të japë pasqyrë për gjendjen momentale në administratë, për numrin e vendeve të lira të punës, strukturën e moshës, numrin e personave të cilët janë para pensionit dhe shumë të dhëna të tjera. Për plotësimin e vendeve të lira të punës do të mund të gjendet kuadër adekuat i cili i përmbushë kriteret e nevojshme dhe do të mudn të merret nga lista e transferit. MSHIA nuk ka për qëllim t’i dënojë institucionet, por duhet të sigurojmë regjistër që përfundimisht do t’i përmbajë të gjitha informatat dhe do ta përmbushë rolin për të cilin paguhet shtrenjtë”, tha minsitri Mançevski.

Ai shtoi se regjistri, që është vendosur para dy viteve, dhe për të cilin ishin paguar dy milionë e 153 mijë euro, nuk i jep informatat e nevojshme sepse nuk ishte dizajnuar për ta dhënë numrin e të punësuarve.

“Kjo nuk është kërkuar. Në kohën kur sistemi është juridik, ajo ishte fsehtësi shtetërore”, tha Mançevski.

Në periudhën në vijim, secili i punësuar do të ketë qasje drejt regjistrit dhe do të mund të kontrollojë nëse janë futur të dhënat e tij, do të organizohen trajnime plotësuese për institucionet nga sektori publik, do të kërkohet reagim nga Inspektorati shtetëror administrativ për udhëheqësit e institucioneve të cilët nuk i kanë futur të dhënat, ndërsa në ueb faqen e MSHIA-s do të publikohen të gjitha ato institucione të cilat i kanë futur të dhënat në regjistër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button