Arrestohet lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se është arrestuar nga policia në Moskë, transmeton REL.

Navalny ka shkruar sot në Twitter se policët e kanë prangosur atë teksa ai po dilte nga ordinanca e dentistit të tij. Sipas tij, policia i ka kumtuar atij se është i arrestuar. Ai ka thënë se policia e ka dërguar “diku”, por vendndodhjen e saktë nuk e di.

Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka organizuar protesta dhe ka publikuar raporte që sipas tij, dëshmojnë korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë. Atij i është ndaluar kandidimi i në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars, për shkak se më parë ka qenë i dënuar. Ai është arrestuar disa herë për organizimin e protestave dhe ka qëndruar në burg për periudha të shkurtra kohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button