fbpx

Erërat e pakëndshme tregojnë nga çfarë sëmundje vuani

Shpesh na ndodh që erëra të ndryshme të na bezdisin, duke mos u munduar të kuptojmë arsyen. Në këtë mënyrë gabojmë dhe gjejmë rrugë të shkurtra për eliminimin e tyre dhe harrojmë që duhet të konsultohemi me një mjek, pasi çdo erë është paralajmërim i një sëmundje. Këtu do të gjeni disa këshilla për të kuptuar arsyet e erërave të pakëndshme:

-Erë e pakëndshme kur urinoni. Ky mund të jetë paralajmërim I një infeksioni urinar. Shkak I kësaj është hyrja e një bakteri në kanalin urinar, kryesisht E.Coli, I cili shumëfishohet në fshikëz dhe shkakton infeksion.

-Erë e kundërmuese e jashtëqitjes. Kjo vjen si pasojë e intolerancës ndaj laktozës. Është një problem mjaft i përhapur pasi një pjesë e madhe e njerëzve kanë probleme me produktet e bulmetit. Trupi duke mos e pranuar këtë enzimë, laktozën, shkakton gazra ose fryrje.

-Erë e pakëndshme e gojës. Edhe pse i lani dhëmbët rregullisht vuani nga era e pakëndshme, kjo ndodh për disa arsye. Mund të keni probleme me stomakun ose me mishrat e dhëmbëve. Por mund të jeni duke vuajtur edhe nga një çrregullim i cili ju detyron të flini me gojën hapur, duke shkaktuar tharje të gojës dhe depërtim më të lehtë të baktereve.

-Erë e pakëndshme e këmbëve. Mund të bëhet fjalë për një infeksion. Nëse keni kruajtje, skuqje, tharje apo praninë e lëkurave të vdekura, atëherë ka ardhur koha ti drejtoheni mjekut.

Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button