I janë marrë kompetencat Taravarit për të shkarkuar dhe emëruar drejtorë në shkollat e Gostivarit

Ministria e Arsimit dje mori vendim me të cilin kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravarit i merren kompetencat në arsim, në pjesën e shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve nëpër shkolla fillore, kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Surija Rashidi nga Aleanca e Shqiptarëve në seancën parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Ky është linku ku mund ta lexoni vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Deputeti Rashidi e pyeti ministren se a janë të sakta informatat se kryetari i Komunës së Gostivarit do të mbetet pa kompetenca në sferën e arsimit.

Sipas vendimit të Ministrisë, Taravari në nëntë muajt e ardhshëm nuk do të ketë të drejtë të emërojë dhe shkarkojë drejtorë në shkollat fillore të Komunës së Gostivarit.

“Procedura për marrjen e kompetencave të kryetarit ishte masë radikale, por nuk kishte zgjedhje. Ne i kemi treguar, ai nuk ka respektuar. Inspektimi i ka treguar shkeljet për të cilat ka zgjidhje. E kemi pasur patjetër t’i anulojmë vendimet e tij, ndërsa ai nuk i ka zbatuar të njëjtat”, tha Deskoska.

Ministrja tha se vendimi për marrjen e kompetencave vjen pas kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit sepse kryetari ka shkarkuar dhe emëruar drejtorë jashtë procedurës ligjore. Deskoska gjithashtu tha se janë anuluar edhe të gjithë vendimet e Taravarit për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat e Gostivarit.

Reagon Taravari: Zaev ia mori ingerencat Komunës së Gostivarit dhe ia dha BDI-së

100 ditë udhëheqje, Taravari: me emërimin e drejtorëve kemi depolitizuar arsimin

BDI Gostivar: Largohen prej pune dyzet e një mësimdhënës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button