Zaev paralajmëroi rikonstruim të Qeverisë në pranverë

Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se në pranverë do të ketë ndryshime kadrovike, ndërkaq është e mundshme që edhe Qeveria të rikonstruohet, njofton Portalb.mk.

Zaev, në një intervistë për “Prizma”, paralajmëroi se do të ketë ndryshim të drejtorëve, pas edhe të ministrave dhe sekretarëve shtetëror.

“Ajo që nënkupton pasuksesshmëri në menaxhimin e një institucioni, nuk mundet të mbarojë si refleksim në vetë institucionin. Do të pasojnë ndryshime kadrovike. Ka një pjesë që dinë dhe përpiqen. Ka një pjesë që, as dinë, as përpiqen. Kjo do të ndodhë pas dhjetë muajve nga fillimi i Qeverisë, në pranverë, kur një pjesë e tyre do t’u falënderohemi. Nuk kemi shumë kohë, ndërkaq qytetarët presin rezultate. Kjo mund të shkaktojë edhe rikonstruim. Mund të ketë ndryshim të drejtorëve, por edhe ndryshim të ministrave, sekretarëve shtetërore, etj.”, deklaroi Zaev.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili vjen nga LSDM-ja. Aleanca për Shqiptarët të gjitha dorëheqjet i ka deponuar, megjithatë të njëjtat ende nuk janë aprovuar.

Opsionet për përfshirje në përbërjen qeveritare janë të hapura, Partia Demokratike Shqiptare, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u futur në qeveri. Gjithashtu, të dy fraksionet në Lëvizjen BESA, ajo e Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, kanë deklaruar se nuk përjashtohet mundësia për përfshirje në Qeveri.

Sela ndaj kryeministrit Zaev: anashkalove 100 mijë qytetarë të Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button