fbpx

Një pjesë e gjykatësve që i kanë shërbyer Gruevskit, tani duan t’i shërbejnë edhe Zaevit

Kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë në Berlin në mbarim të vizitës së punës në Gjermani, tha se një pjesë e gjykatësve që i kanë shërbyer regjimit të Gruevskit, tani duan që atij t’i shërbejnë, njofton Portalb.mk.

Në debatin e organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert, nga nxënësit gjerman iu parashtrua pyetje: Si do ta zbatojë reformën gjyqësore që të sigurojë gjyqësor të pavarur, duke e pasur parasysh se një pjesë e gjykatësve i kanë shërbyer regjimit autoritar?

“Një pjesë e gjykatësve tani po përpiqen që të jenë të mirë edhe me ne. Por, nuk është e nevojshme të jenë ashtu, duhet vetëm të punojnë mirë dhe ta ndjekin ligjin”, u përgjigj Zaev.

Reformat në gjyqësor në Maqedoni kanë nisur, por shkojnë ngadalë. Kryeministri Zaev ka formuar trupin e ri për reforma në gjyqësor, në të cilin ai do të jetë kryetar, pasi që trupi paraprak me të cilin udhëhiqte ministri i Drejtësisë dhe në të cilin ishin anëtarë ekspertë dhe profesorë dështoi.

Zaev kohës së fundit, është kritikuar, pasi që në trupin e ri për reforma, do të jenë anëtarë edhe personalitete të larta gjyqësore si kryetari i Këshilit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski dhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, të cilët njihen si ish shërbëtorë të Nikolla Gruevskit, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, një akt tjetër skandaloz është edhe ai i Këshillit Gjyqësor, i cili për mentorë të dëgjuesve të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, ka propozuar emra të cilët janë të njohur në opinion për shërbimin e tyre ndaj politikave të pushtetit të VMRO-DPMNE-së. Emrat e propozuar, të cilët janë të lidhur me një sërë skandalesh janë: Tatjana Mihajllova, Monika Bahçovanska, Elena Ilievska – Josifoviq, Diana Gruevska – Ilievska dhe Lubinka Basheska

Gjykatësit e rinj në Gjykatën Themelore Shkupi 1, do të marrin leksione edhe nga gjykatësja Ilija Trpkov, e cila është e njohur për një precedent, gjegjësisht pas tre herëve Gjykata e Apelit ia kthen lëndën “Rover”, në të cilin njëri nga të akuzuarit është edhe Lube Boshkoski. Është propozuar edhe nga Ivica Stefanovski, i cili i ka shqiptuar paraburgimin ish shefit të Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujoskit. Ivica Stefanovksi ishte gjykatës i dytë në rastin “Puç“, i cili në mënyrë të paargumentuar u tërhoq dhe u ndërrua me lëndët “Fortesa” dhe “Target”, ndërkaq i ka refuzuar edhe “bombat” për “Tenderë”, në të cilin e akuzuar e parë është ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Mileska.

Maqedoni, këto gjykatës me vepra skandaloze do t’i mësojnë gjeneratat e reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button