Eurodeputeti Kukan: Ky vit është vit i premtimeve të mëdha për zgjerim të familjes evropiane

Jo vetëm shtetet e rajonit, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të sigurta për zgjerimin e BE-së, theksoi në Konferencën e sotme të Komisioneve Parlamentare për Çështje Evropiane në Kuvend, eurodeputeti Eduar Kukan, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha mbledhjet në periudhën e fundit konfirmojnë se Ballkani Perëndimor është në mendjen tonë. Ky vit është vit i premtimeve të mëdha për zgjerim të familjes evropiane. Kriteret e Kopenhages janë themeluar për hyrje në BE, edhe pse ndonjëherë i kemi harruar. Marrëdhëniet bilaterale mund t’i ngadalësojnë integrimet, por ne duhet t’i përkrahim përmirësimet e të njëjtave. Vitet e kaluara kemi punuar që të përmirësohen këto marrëdhënie. Shpresoj se kjo mbledhje do të bëjë progres në bashkëpunimet parlamentare”, theksoi eurodeputeti Kukan.

Ndryshe, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet Konferenca e 13-të e Komisioneve parlamentare për çështje dhe integrime evropiane të shteteve të përfshira me procesin për stabilizim dhe asocim nga EJL  – Cosap. Folës të ftuar të konferencës janë edhe treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekeshtajn dhe Eduard Kukan.

Konferenca ka dy sesione, për Perspektivat Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për sundimin e së drejtës në Ballkanin Perëndimor.

Si folës mysafir në sesionet janë eurodeputetët dhe euro ambasadori Samuel Zhbogar, Kristian Vigenin, kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe kontrolle të Fondeve Evropiane, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë,  Nikolla Dimitrov dhe Bylent Saliji.

Organizator është Komisioni parlamentar për çështje evropiane. Kryetari i Komisionit Artan Grubi thotë se konferenca bëhet mes periudhës së publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor nga KE-ja, pas vizitës së presidentit të BE-së Zhan – Klod Junker në Maqedoni që të bëhet një lloj presioni që Maqedonia të marrë raport pozitiv për përparimin dhe rekomandim të pastër për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button