Duraki – Perks: Çdo fëmijë ka të drejtë në mjedis të shëndoshë dhe të pastër jetësor

Për përforcimin e bashkëpunimit mes UNICEF-it dhe Ministrisë së Mjedisit Jetesor dhe Planifikimit Hapësinor dhe për aktivitetet e përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së jetesës të fëmijëve, si grup më i prekshëm në shoqëri, kanë biseduar sot ministri Sadulla Duraki dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks, transmeton MIA.

Në takimin, i cili mbahet në MMJPH, Duraki dhe Perks kanë diskutuar për ndikimet nga ndryshimet klimatike dhe degradimin e mjedisit të jetesës, të cilat i shkelin të drejtat e fëmijëve, ndërsa janë harmonizuar rekomandimet e ardhshme dhe aksionet, të cilat bashkarisht do të ndërmerren në pajtim me prioritetet kombëtare dhe globale.

“Me rëndësi të madhe është edhe ngritja e vetëdijes publike te fëmijët për të drejtën e qasjes deri te uji i pastër, ballafaqimin me mbeturinat dhe e drejta me kushtetutë e garantuar për ajër të pastër për të gjithë fëmijët”, njofton MMJPH.

Дураки УНИЦЕФ 2

Ministria përmes kumtesës njofton se sipas Bankës botërore, ndotja e ajrit në Maqedoni vret 1.350 njerëz në vit. Fëmijët janë grupi më i prekshëm, pasi që kanë organizëm në zhvillim dhe frymëmarrje më të shpejtë, e me këtë edhe futje më të shpejtë të materieve të ndotura në trup.

“Secili fëmijë i dytë i sëmurë vitin e kaluar shërohej nga sëmundjet respiratore, të cilat më së shpeshti janë pasojë e drejtpërdrejtë e ajrit të ndotur. Fëmijët janë më të goditur, posaçërisht në sezonin e ngrohjes, kur koncetrimi i grimcave të fuqishme është rritur. Zhvillimi i trurit të fëmijëve është nën goditje më të madhe në pesë vitet e para”, njoftn MMJPH.

Nga ana e UNICEF-it u konstatua se secili fëmijë ka të drejtë në ambient të shëndoshë dhe të pastër dhe se të drejtat e fëmijëve fillojnë me strehim të sigurtë, ushqim, mbrojtje nga katastrofat dhe konfliktet dhe e kalojnë ciklin e jetës: kujdes për lindje të shëndoshë, ujë dhe ajër të pastër, mbrojte shëndetësore dhe arsimim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button