Multi-instrumentisti, kompozitori dhe improvizuesi Fred Frith sonte me koncert në Filarmoninë e Maqedonisë

Multi-instrumentisti, kompozitori dhe improvizuesi anglez Fred Frith sonte do të mbajë koncert në Filarmoninë e Maqedonisë.

Frith do të performojë në Shkup në kuadër të turneut të tij evropian, ndërsa koncerti është në organizim të Xhaz Festivalit të Shkupit për shkak të obligimeve që i ka si profesor në Mils kolexhin në Ouklend, Kaliforni. Ai është inovator kulti, kitarist, kompozitor dhe improvizues.

Anglezi, i cili tre dekada e udhëhiqte grupin “Henry Cow”, në vitet e vona të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar u shpërngull në SHBA dhe filloi të bashkëpunojë me muzikantë të njohur eksperimentues të Nju-Jorkut. Pas editimit të albumit “Guitar Solos” në vitin 1974, Frith siguroi vend shumë me ndikim në skenën improvizuese në botë, jo vetëm si performues i njohur solo, por edhe në shoqëri të muzikantëve si Bill Lasuell, Brajan Ino, Derek Bejli, Han Benink, Kris Katler, Lol Koksil, Robert Vajat, Tom Kora, Zina Parkins, Rezidents…Ka punuar me numër  më të madh të përbërjeve, ndërsa emri i tij haset në më shumë se 400 editime diskografike.

“Unë jam autor, kompozitor, multi-instrumentist dhe improvizues i cili prodhon muzikë kryesisht i permutacioneve të ndryshme në kitarë elektrike dhe akustike. Ndonjëherë përdor edhe disa instrumenta me tela të bëra në shtëpi të cilët janë fryt i imagjinatës time”, thotë për veten Frith.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button