Venezuela në ditën e parë të kriptovalutës fitoi 735 milionë dollarë

Pasi Venezuela lançoi kriptovalutën “petro”, në ditën e parë në të janë investuar 735 milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë informacion në televizionin shtetëror e konfirmoi presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.

Kriptovaluta e cila mbështetet në naftën kombëtare, gazin natyror dhe burimet minerale, sipas Maduros, duhet të paraqes zgjidhje për problemet ekonomike në vend.

Duke rikujtuar sanksionet të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i vendosën ndaj Venezuelës, Maduro theksoi se: “Petro do të jetë kriptoniti i cili i nevojitet Venezuelës kundër Supermanit (SHBA)”.

Ai tha se Venezuela është vendi kryesues në botë që paramendoi valutë të saj digjitale, që paraqet hap të madh në shekullin e 21-të.

“Petro” filloi të shitet me çmimin referues prej 60 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button