TI-M: Funksionarë të BDI-së dyshohen për korrupsion në lidhje me financimin e partisë

Pas një ankese të Transparensi Interneshënal – Maqedoni (TI-M), Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) ka konfirmuar ekzistimin e dyshimit për keqpërdorime të mjeteve të buxhetit dhe mjeteve nga fonde publike në financimin e BDI-së dhe për këtë me shkrim e kanë njoftuar prokurorinë në Shkup për shkak të veprimit të mëtejmë, transmeton MIA. 

TI-M kumtoi se pas analizës së Raportit vjetor për donacione për vitin 2016, ka vërejtur se në listën e donatorëve të BDI-së paraqiten edhe ndërmarrje SHA  Postat e Maqedonisë, SHA Aeroportet e Maqedonisë dhe NP Hekurudhat e Maqedonisë – infrastrukturë, që, siç thuhet, është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për pengimin e korrupsionit dhe Ligjit për financimin e partive politike.

Për këtë shkak më 10 maj vitin e kaluar TI-M u drejtua deri te Komisioni antikorrupsion, si kompetent për veprim në raste të tilla.

“Më 21:02.2018 morëm përgjigje nga KSHPK se pas shqyrtimit dhe analizës së të dhënave të marra prej neve dhe njoftimeve të grumbulluara nga ndërmarrjet e theksuara, Ministria e Financave dhe Enti shtetëror për revizion, kanë konfirmuar se dyshimet të cilat janë parashtruar në ankesën janë të bazuara dhe se nga dokumentacioni i grumbulluar, dalin fakte të cilat çojnë në shkelje të dispozitave të Ligjit për financimin e partive politike dhe Ligjit për pengimin e korrupsionit, të cilat ndalojnë shfrytëzimin e mjeteve buxhetore, mjeteve nga fonde publike dhe mjeteve nga ndërmarrjet publike për financimin e aktivitetit zgjedhor, respektivisht aktivitetit tjetër politik”, qëndron në kumtesë.

Dokumentacionin prej të cilit dalin këto dyshime, sipas TI-M, KSHPK e ka dorëzuar në Prokurorinë themelore publike, e cila është kompetente për hetim të mëtejshëm të këtyre informatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button