Takim i zonjave të para të Maqedonisë dhe Turqisë

Zonjat e para të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, Maja Ivanova dhe Emine Erdogan, në takimin e sotëm në Ankara kanë këmbyer informacione dhe mendime për përvojat dhe aktivitetet e tyre, në të cilat deri tani kanë qenë të angazhuara.

Ivanova, siç kumtuan nga Kabineti i presidentit të Maqedonisë, është falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm me TIKA-n – Agjencia  turke për bashkëpunim  dhe koordinim, me përkrahje të së cilës janë realizuar projekte në Maqedoni, transmeton MIA. 

“Ivanova ka shprehur falënderim për projektet e realizuara të Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, hapjen e Qendrës Emergjente në Klinikën e fëmijëve, e cila solemnisht u lëshua në përdorim në dhjetor të vitit 2013, dhe Projektin për renovim të tërësishëm dhe pajisim të Repartit për kujdes intensiv në Klinikën e fëmijëve, i cili teknikisht u lëshua në përdorim vitin e kaluar”, thuhet në deklaratë.

Bashkëshortja e presidentit Ivanov ka theksuar se me këto projekte jashtëzakonisht të rëndësishme në Klinikën e fëmijëve të mbështetura nga TIKA, u mundësuan kushte bashkëkohore për shërim dhe shërbime më të mira shëndetësore për pacientët më të vegjël.

маја иванова - ердоган

Zonja e parë e Turqisë duke informuar Ivanovën për aktivitetet e saj dhe projektet të cilat zbatohen nën patronazhin e saj në Turqi, ka shprehur kënaqësi për funksionimin me sukses të dy projekteve të realizuara përmes TIKA-s dhe ka shprehur interes për vizitë në Klinikën e fëmijëve me rastin e vizitës së parë në Maqedoni.

Në suaza të vizitës zyrtare të presidentit Ivanov në Republikën e Turqisë, Ivanova ka realizuar takime edhe me Semiha Jilldirim, bashkëshorte e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe me Hulija Qavushogllu, bashkëshorte e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button