Në Zelandë të Re ka rënë borë në mes të verës

Cikloni Gita e ka goditur Zelandën e Re, duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme të shiut në vendet e ulëta dhe borë në pjesët më të larta në mes të verës.

Erërat frynin me shpejtësi deri në 140 kilometra në orë, ndërsa në qytetet kanë reshur më shumë se 200 mm shi për vetëm 18 orë, që paraqet një të tretën e mesatares vjetore.

Vendpushimi për skijim Koronet Pik, i cili është në lartësi prej rreth 1.000 metra, është mbuluar me shtresë bore prej 10 deri në 15 cm. Drejtuesi i vendpushimit për skijim Ros Lorens thotë se në disa vende ka edhe deri në gjysmë metër borë, por pret se kjo nuk do të zgjasë gjatë.

“Është muaji shkurt. Dielli së shpejti sërish do të shfaqet”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button