Shkëndija mori atë që deshi në Shkup

Sot në kuadër të çerekfinales të Kupës së Maqedonisë, u takuan Vardari dhe Shkëndija, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin nacional në Shkup.

Edhe një herë ky duel dëshmoi se dy ekipet ë lartpërmendura, Vardari dhe Shkëndija jo rastësisht janë konkurrente të vetme për titull, pasi që po zhvillojnë ndeshje mjaft atraktive.

Por në ndeshjen e parë që u luajt sot në Shkup, Shkëndija kishte më shumë nga loja dhe nga rastet, por sigurisht se është ndarë e kënaqur edhe me barazimin, pasi ndeshja e kthimit do të luhet në Tetovë me 7 mars.

Shkëndija e para kaloi në avantazh me golin e Besart Ibrahimit në minutën e 63-të, ndërsa Vardari u kundërpërgjigj me golin e Huan Felipes në minutën e 79-të.

Duhet potencuar se edhe në këtë ndeshje tifozët e Vardarit, “Komiti” kishin anim jo korrekt duke fyer në bazë etnike shqiptarët me parullat e mësuara tani më si: “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” etj. Nuk ka ndihmuar as vërejtja e spikerit zyrtar që të ndalen këto ofendime dhe tani topi hidhet në komisionin disiplinor i cili duhet marrë masa për këto ofendime në bazë nacionale. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button