fbpx

McNeil në takim me Salijin: Do të ndihmojë në implementimin e reformave në gjyqësor

 

Ministri Saliji sot priti në takim zyrtarë  këshilltarin juridik nga ambasada e SHBA-së në Shkup John McNeil.

Saliji falënderoi McNeil për vizitën dhe ndihmën e ofruar nga Shteti Amerikan, si dhe informoi për hapat e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë në drejtim të implementimit të reformave në sektorin e jurisprudencës.

“Ministri gjithashtu informoi McNeil ndryshimet e fundit të ligjit për gjykata dhe këshillin gjyqësorë , ligji për prokurori publike dhe këshillin e prokurorëve , plotësimi dhe ndryshimi i kodit penal dhe ligjit për procedurë penale. Temë e bisedës gjithashtu ishte edhe instalimi i pajisjeve për audio dhe video incizime nëpër sallat e gjykatave.

Ministri Saliji informoi për instalimin e pajisjeve që planifikohet të instalohet në Gjykatën Themelore Shkupi  1 , për të cilën është filluar procedura e tenderit , si dhe për instalimin që do të bëhet në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësorë në gjykatat me kompetenca të zgjeruara nëpër gjeth territorin e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Siç, thuhet në kumtesë, McNeil është zotuar se do të jetë në ndihmë të Ministrisë së Drejtësisë së  Maqedonisë për të gjitha projektet që ndihmojnë procesin integrues të vendit.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm, si dhe të shkëmbejnë përvojën në këtë sferë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button