Kurti: Nuk ka liberalizim të vizave pa luftimin e krimit dhe korrupsionit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti në konferencën e mbajtur për media ka thënë se nuk është vetëm marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi kusht për liberalizimin e vizave, por edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Ai u shpreh se veprimet e Thaçit e Haradinajt janë për karriget e tyre dhe jo për qytetarët.

“Nënshkrimit të Thaçit në Vjenë më 26 gusht të vitit 2015 në Kosovë, po interpretohet si çmim për Liberalizimin  e Vizave. Mirëpo, shtrohet pyetja pse gjithë kjo nguti e Thaçit dhe Haradinaj? Ata qartazi nuk e kanë për liberalizim të vizave ..Këta nuk e kanë për qytetarët por për vete për karriget e tyre që po lëkunden”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se çfarëdo falje e territorit nuk e dobëson Thaçin dhe Haradinaj, por i forcon ata.

“Thaçi e forcon pozicion, gjithashtu edhe Haradinaj para ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Kjo nuk është mënyra për ta rrëzuar këtë qeveri. Ne duam që kjo qeveri të dorëhiqet”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button