OEMVP me rekomandime se çfarë duhet të përmirësohet në ligjin për përkrahje financiare të investimeve

OEMVP  vlerëson pozitivisht qasjen transparente të Qeverisë në konferencën e sotme për shtyp për sjelljen e Ligjit për përkrahje financiare të investimeve, i rëndësishëm për biznesin dhe ekonominë në përgjithësi, transmeton Portalb.mk.

“OEMVP paraqiti një vlerësim fillestar të tekstit ndërsa rekomandimet tyre, në konsultim me anëtarësinë do të dërgohen në Qeveri në mënyrë zyrtare dhe do të vendosen në sistemin elektronik për rregullativë ENER. Sektori për hulumtim dhe zhvillim në OEMVP bëri analizë komparative të ligjeve të ngjashme në disa vende të Ballkanit perëndimor dhe Bashkimit Evropian siç janë: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Slovenia”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me propozim ligjin për përkrahje financiare të investimeve, OEMVP sjell këto vlerësime të përgjithshme:

Propozim teksti i ligjit shpallet me një vonesë të dukshme, për faktin që, Qeveria e RM-së, kishte të definuar shtyllat për përkrahjen e bizneseve, e që përbëjnë bazamentin e ligjit, që nga shtatori i vitit 2017.

Gjatë përpilimit të propozim ligjit organet kompetente paraprakisht duhet të kenë parasysh faktin se i njëjti mund të bie ndesh me disa ligje të caktuara.

Në bazë të kësaj dinamike, sjellja e ligjit në Kuvend do të shtyjë mundësinë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve nga ana e bizneseve që targetohen me shtyllën e tretë, përkatësisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Në aspekt juridik rregullimi i përkrahjes shtetërore me akt nënligjor, mund të krijojë pasiguri te bizneset e vogla dhe të mesme për faktin që organet e pushtetit ekzekutiv kanë kompetencë për të sjellë akte të tilla.

Çështje tjetër me rëndësi është edhe mbrojtja e konkurrencës në treg. Me këtë ligj, nuk parashihet ndonjë kompetencë e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës. (për dallim nga ligjet tjera që rregullojnë fushën e ndihmës shtetërore në vend). Кy rregullim lë hapësirë për kritika eventuale nga Komisioni evropian për shkak të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja për stabilizim dhe asocim në lidhje me ndihmën shtetërore dhe mbrojtjen e konkurrencës.

Me këtë ligj nuk janë përfshirë gjithë sektortët tjerë (pos prodhimit) të cilët kanë impakt të madh në krijimin e PBV në vend, gjë që tregon se ligji në këtë formë vë në mëdyshje ndikimin real në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Edhe pse kjo qeveri ka planifikuar mjete buxhetore në vlerë prej 30 milion eurosh për zhvillim të barabartë rajonal gjë të cilën ОЕMVP e ka përshëndetur, аta vlerësojnë se ky përcaktim duhet të reflektohet edhe në ligjin për Përkrahje financiare të investimeve .

Në këtë kontekst, OEMVP i propozon Qeverisë të merr për bazë modelin e Kroacisë ku niveli i ndihmës shtetërore përcaktohet në bazë të nivelit të zhvillimit të një rajoni planor, gjegjësisht nëse një rajon planor ka nivel të lartë të papunësisë, në atë rajon përqindja e përkrahjes financiare për vende të reja pune është më e lartë se në rajone tjera. Andaj, besojmë fuqishëm se kjo qasje do të ndikonte dukshëm në uljen e migracionit në vend që kryesisht janë drejt kryeqytetit dhe njashtu që edhe të rrënjët tanë do të ngelin në vendlindje.

Gjithashtu, OEMVP thekson se me ligjin e ri nuk parashihet mundësi e ndihmës për ekipim, apo trajnim të kuadrove profesionale për implementim të projekteve investuese nga investitorët potencial.

Në bazë të asaj që u prezantua në konferecë, OEMVP i rekomandon Qeverisë:

  1. Të përfshijë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në tekstin e ligjit e jo të sjellet akt nënligjor;
  2. Në kuadër të ligjit të zgjerohet lista me sektorëve sektorët tjerë që kanë potencial të madh për ekonominë vendore;
  3. Të punohet në mënyrë paralele edhe në sjelljen e rregulloreve të nevojshme për zbatim të ligjit;
  4. Të koordinohen më mirë me organet tjera kompetente për ndihmën shtetërorë dhe të eliminohet kolizioni potencial me ligjet tjera;
  5. Të parashihen masa të veçanta për kompanitë që vijnë nga viset rurale;
  6. Të parashihen mundësi të ndihmës për ekipim, apo trajnim të kuadrove profesionale për implementim të projekteve investuese nga investitorët potencial;
  7. Të parashihen dispozita për eliminim të faktorit njeri në procedurën e dhënies së ndihmës financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button