Qeveria e miratoi ligjin për program 24 orësh në gjuhën shqipe në RTVM2 dhe radio

Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme i ka miratuar ndryshimet e ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, të cilat parashohin që transmetuesi publik RTVM të emitojë program televiziv në gjuhën 24 orë në ditë gjatë tërë javës në platformën vendore dhe satelitore si dhe program 24 orë në radio, njofton Portalb.mk.

“RTVM do të sigurojë së paku një transmetues programi televiziv në gjuhën maqedonase, një në gjuhën që e flasim së paku 20% e qytetarëve që është e ndryshme nga maqedonishtja, të cilët do të emitojnë program 24 orësh në çdo ditë të javës, por edhe një transmetues programi televiziv i cili do të emitojë program në gjuhë të komuniteve të vogla në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në nenin 107, paragrafi 1 i ligjit.

Në paragrafin 2, thuhet se “RTVM siguron së paku dy transmetues të programit në radio, në gjuhën maqedonase dhe një transmetues i programit  në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë e cila është e ndryshme nga gjuha maqedonase dhe komuniteteve tjera të pakicës, të cilët transmetojnë program 24 orë”.

Van HojteSipas raporteve për punën e televizionit, në fund të vitit 2016 në RTVM kanë qenë të punësuar 624 maqedonas, 156 shqiptarë, 32 turq. Për dallim nga viti paraprak, ka rreth dyzet të punësuar më pak. Sipas raporteve për punën e TVM-së, deri në fund të vitit 2016, atje ka 864 njerëz të punësuar, 46,4 për qind e të cilëve janë me arsim të mesëm, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, kërkesa për program 24 orësh në gjuhën shqipe në RTVM, ka qenë e theksuar në Marrëveshjen e Përzhinës, ku ndër tjerash u bisedua edhe për reforma në mediet e Maqedonisë, i cili ishte parakusht për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Grupet e punës të partive politike vazhdimisht mblidhte lehtësuesi Piter Vanhojte në Klubin e Deputetëve i cili dorëzoi disa propozime, derisa VMRO-DPMNE e shpalli person jo të dëshirueshëm.

Partitë PDSH dhe BDI, të cilët ishin pjesëmarrëse të atyre bisedimeve, ishin të mendimit se RTVM, programi i dytë, të jetë 24 orë në gjuhën shqipe, si dhe t’i hiqet “makedonska” (maqedonase) për t’u zëvendësuar me “e Maqedonisë”.

“Kanali dytë të jetë 24 orë në gjuhën shqipe. Radio Shkupi, njëjtë, 24 orë në gjuhën shqipe. Emri të qëndrojë Radio Televizioni i Maqedonisë dhe jo “makedonska”. MIA të ketë redaksi të veçantë në gjuhën shqipe”, tha përpara dy viteve, asokohe deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Në të njëjtën linjë ishin edhe nga BDI. Nga aty informuan se “në parim përkrahin propozimet e ndërkombëtarëve dhe atë që rekomandon raporti i progresit”.

“Duke pasur këtu parasysh edhe konsultimet me medie dhe gazetarë, si dhe kërkesat e medieve në gjuhën shqipe. Radio Televizionin e Maqedonisë ne e kemi në programin tonë zgjedhor nga viti 2014, 24 orë program në gjuhën”, thanë nga BDI.

Megjithatë, ligji për të hyrë në fuqi, duhet miratohet në Kuvend.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button