fbpx

Kujdestari paraprak nga Shtëpia “25 Maj” e ka ditur, por nuk ka denoncuar se vajza 13-vjeçare ishte përdhunuar

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) është duke përgatitur padi penale për personat përgjegjës për rastin që ndodhi me vajzën 13-vjeçare nga Shtëpia për Fëmijë “25 Maj”, e cila abortoi fëmijën e saj pas abuzimit seksual, deklaruan nga Ministria pas inspektimit të kryer edhe paralajmëruan se të gjitha njohuritë dhe dëshmitë për këtë rast do të dorëzohen te Prokuroria Themelore Publike ku nga dje është hapur lëndë, transmeton Portalb.mk.

Gjetjet nga inspektimi për kujdestarinë e  R.I. se në periudhën derisa ka ndenjur në shtëpinë për përkujdesje dhe në procedurën për kujdestarët e vajzës së re është konstatuar se ato disa herë janë ndërruar dhe për këtë shkak kanë munguar elementet kyçe nga funksioni i kujdestarisë. Gjatë emërimit të ndonjë kujdestari, Qendra nuk ka gjetur punëtor profesional si dhe mendim të ekipit profesional dhe listë për ndjekjen e punës me shfrytëzuesin”.

Dhe më e rëndësishmja, “nga raporti i kujdestarisë i cili e ka kryer detyrën strategjike, nuk mund të shihet kujdesi i tij për personin e vendosur nën kujdestari, veçanërisht për shëndetin, mirëmbajtjen, arsimimin, edukimin, si dhe për gjithçka tjetër që është me rëndësi për personin që është vendosur nën kujdestari.

“Pas informatës së marrë nga R.I. në tetor të vitit 2016 se gjatë verës ka pasur marrëdhënie seksuale me person të caktuar, kujdestari i caktuar nuk ka filluar procedurë për konfirmimin e fakteve e as që e ka denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, njoftojnë nga MPPS.

Inspektimi gjithashtu ka konfirmuar se “Qendra disa herë ka dhënë pajtueshmëri për qëndrim të R.I te prindërit e saj edhe përkundër asaj që u është marrë e drejta rindërore ndaj tre fëmijëve, për shkak konstatimit të keqtrajtimit të detyrave prindërore”.

Pas ndërrimit të koordinatorit të lëndës në korrik të vitit 2017, është konfirmuar se ai i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme: te MPB dorëzohen rregullisht padi, ndërsa kur janë paraqitur të dhëna se është e mundur që ajo të jetë viktimë e tregtisë me njerëz, ajo përkohësisht është zhvendosur në Qendrën e strehimit dhe me të kanë biseduar inspektorë nga Reparti i Krimit të Organizuar dhe viktimë të tregtisë me njerëz.

“Ministria konstatoi se edhe përkundër këtyre intervenimeve nuk kishte reagim nga PTHP”.

Ndryshe, rastin me vajzën 13-vjeçare nga Shëpia për Fëmijë “25 Maj” në opinion e zbardhi Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve para disa ditëve.

Nga Qendra për të Drejtat e Romëve informuan se me 1 mars 2017 Qendra për të Drejtat e Romëve ka marrë informatë nga prindërit e saj se vajza është zhdukur nga shtëpia “25 Maj”.

Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve gjithashtu informoi me 1 gusht ka dorëzuar padi penale te Prokuroria Themelore Publike me të cilën ka kërkuar që të konfirmohet përgjegjësi nga shtëpia “25 Maj”, kujdestari i vajzës, por edhe të ndiqen ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale ndaj një fëmije.

Lexo më shumë në lidhje me këtë rast:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button