“Eco Guerilla” do të ofrojë ndihmë juridike qytetarëve që ua ka dëmtuar shëndetin “Jugohromi” (VIDEO)

Organizata Joqeveritare “Eco Guerilla”, do t’u ofrojë ndihmë juridike, të gjithë qytetarëve që shëndeti u është dëmtuar nga kombinati i “Jugohrom”. Kështu deklaroi aktivisti Arianit Xhaferi, në konferencë për shtyp, raporton Portalb.mk.

“Do të japin ndihmë juridike për ekocidin e shkaktuar ndaj banorëve të Tetovës nga kombinati i “Jugohromit”. Shëndeti u është dëmtuar qytetarëve nga grimcat PM10 të shkaktuara nga kombinati. Në bashkëpunim me avokatë, ekspertë juridik, nëpërmjet padive do të kërkojmë kompensim”, tha Xhaferi, duke u bërë apel qytetarëve që të shkojnë në zyrat e organizatës, e cila, siç tha ai, sipas të gjitha gjasave do të jetë falas.

Ai më tej shtoi se gjithashtu, ata do të kërkojnë nga prokurori që të ngre padi për ata kanë lejuar që të punojë “Juhgohrom”, duke besuar që gjykatat do ta respektojnë Kushtetutën.

“Duam të besojmë se gjykatat do ta respektojnë kushtetutën, për dallim nga e kaluara kur ishin të robëruara nga politika. Do të bëjmë edhe padi për përgjegjësit. Nuk duam të na përsëriten pasojat e Velesit e cila ka tokë të helmuar, i përshëndesim kallëzimet penale në REK Manastir”, tha Xhaferi.

Nga lëvizja “Nëna dhe Fëmija”, thanë se “Jugohromi” ka qenë ndotësi kryesor i ajrit dhe këtë e tregojnë edhe statistikat që i kanë bërë, transmeton Portalb.mk.

“Ndotjen e ajrit mbi 60% e ka bërë “Jugohromi” dhe këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kur ka punuar Jugohromi ajri ka pasur 145 grimca PM10, ndërkaq tani ka vetëm 61, pra mbi 60%, tani ajri është më i pastër. Kur punonte “Jugohromi” Tetova ishte lider në Evropë si qytet më i ndotur, ndërkaq tani jemi në vendin e 7 në Maqedoni. Ndotja e ambientit, përveç të rriturve, më së shumti ndikon te fëmijët 0-6 vjet. Numri i fëmijëve 0-6 vjet me probleme të frymëmarrjeve kur ka punuar “Jugohromi”, pra në vitin 2015 ka qenë 31.444, ndërkaq në vitin 2017, 18.578”, thanë nga lëvizja  “Nëna dhe Fëmija”.

Jugohromi me ndalesë për punë, sindikata kërkon nisjen me punë në prill pa vendosje të filtrave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button