REVOLUCIONI I NJERIUT

Jeta e njeriut të sotëm është një luftë në vetvete, është një betejë intensive mes të lumturisë dhe mjerimit. Njeriu ndodhet vazhdimisht në ndryshim, por problemi i vërtetë është nëse ne ndryshojmë për të mirë apo për të keq. Nëse ndryshojmë pozitivisht ne kemi suksese dhe zgjerojmë këndvështrimin tonë të ngusht të përqendruar në veten tonë. Ne marrim një fushëpamje të zgjeruar dhe ngrihemi në piedestalin e vërtet të emrit njeri.

Një ndryshim i brendshëm pozitiv është kthesë thelbësore në procesin e bërjes së racës njerëzore të fort dhe të mençur. Ky revolucion i njeriut është thelbësor dhe jetike i të gjitha revolucineve. Ky revolucion (proces i brendshëm) është krejtësisht paqësor, është human dhe madje ai mund të bëhet pa gjakderdhje e pa viktima dhe nga i cili mund të përfitojnë të gjithë.

Njeriu i sotëm çdo ditë përballet me situata të panumërta në të cilat i duhet të zgjedh ose të marr vendime të duhura. Ne duhet të vendosim se cilat rrugë duhet për të marrë në mënyrë që të ndihemi mirë për veten dhe të bëhemi me të vërtet individ me shpirt bujar. Nëse ne arrijmë të kemi sukses për të sfiduar pengesat e paraqitura dhe botërisht të kemi shpallur luftimin e tyre edhe këtë nëse e bëjmë së paku në një nivel themelor, ne mund të shkojmë nga të qenunit një person i admiruar nga mjedisi apo rrethi shoqërorë. Në këtë drejtim njerëzit do të na shohin si dikush që mund të ndikoj pozitivisht në jetën e tyre. Në fakt kjo duket e vetmja mënyrë që ne të krijojmë jetën tonë përmes zgjedhjeve të panumërta që na ofrohen për çdo ditë. Individualiteti dhe karakteri ynë i vërtetë nuk mund të lulëzoj plotësisht pa punë të vështira. Por, kjo punë herët a vonë jep rezultatet e saja.

Është një gabim të mendojmë se ata që jemi sot, duhet që të jemi edhe në të ardhmen. Çdo kohë kërkon punë të vazhdueshme e përsëritje të veprave të mira. Jeta është e mbushur përplot pengesa, të papritura, përplot kurthe e intriga që mund të na paraqiten para nesh. Duhet të jemi përherë vigjilent dhe të dimë të përballemi edhe me njeriun xheloz. Duhet të keni kujdes…Bëhuni të vëmendshëm, por mos harroni të jeni edhe aktiv sepse çdo heshtje e juaj mund të keqpërdoret.

Njeriu i cili qëndron pasiv dhe që mendon në vete se “Unë dua të jemë një person i qetë, dhe kështu dua ta kaloj jetën në heshtje”. Ju kurrë nuk do të mundeni plotësisht për të zhvilluar potencialin tuaj unik. Pa pasur nevojë të ndryshoni tërësisht karakterin tuaj, ju mund të bëheni një person i cili, edhe pse në thelb i heshtur, të jetë në gjendje të thotë fjalën e duhur në kohë të duhur dhe me bindje të vërtetë. Gjithashtu, një tendencë negative ndaj padurimit mund të bëhet një cilësi e dobishme për të marrë gjërat shpejt dhe me efikasitet.

Për njeriun asgjë nuk është e menjëhershme, apo aq e vështirë për tu përpjekur për të transformuar veten. Kërkohet vetëm vendoshmëri dhe bindje për ti thënë vetes “Ky lloj i njerut jam unë”. Nëse kjo prirje bëhet motoja e jetës, kjo do të bëhet edhe më e fortë me moshën. Përpjekja do të jetë triumfuese dhe e vlefshme në fund, sepse asgjë nuk prodhon një kënaqësi më të thellë sesa kjo për të sfiduar me sukses dobësitë tona.

Revolucioni i njeriut është një ngjarje e jashtëzakonshme, ai duket sikur të jetë i pandarë nga jeta jonë e përditshme. Ky revolucion shpesh fillon në një mënyrë të vogël. Merrni shembullin e një njeriu që mendon vetëm për veten, familjen dhe miqtë e tij. Pastaj një ditë, ai bën një lëvizje për të thyer këta kufij të ngushtë, duke shkuar në fund të rrugës për të ndihmuar një fqinji në nevojë i cili vuan. Ky është fillimi i revolucionit të njeriut.

Megjithatë, ne nuk mund ta kryejm këtë proces vetëm. Kjo do të ndodh vetëm atëherë kur ndërveprimet tona janë të lidhura me të tjerët. Ndihma e rrethit shoqëror do të na jep shkëlqimin si qenie njerëzore. Kur veprimet e mira e fisnike i bashkërëndojmë me të tjerët dhe kur bashkë me të tjerët angazhohemi pozitivisht, ne do të bëhemi njerëz më të disiplinuar dhe më të mirë. Por kjo nuk i bën të gjithë të lumtur, ka edhe njerëz të tillë që injorojnë veten apo lumturinë tonë. Por ne duhet vazhduar tutje drejt lumturisë sonë si individë, dhe duhet të krijojmë lidhje të forta me njëri-tjetrin, për të gjeneruar lumturinë e njerëzimit.

Një shembull tipik që mund të ilustroj këtë çështje është edhe tregimi dhe jeta për Mahatma Gandh-in. Ku ai si fëmijë ishte i dhimbshëm dhe i turpshëm. Ai ishte gjithmon i shqetësuar se njerëzit do ta tallnin atë. Edhe pas kalimit të provimeve për avokat ai gjithnjë ishte i trembur. Kur ai u përball për herë të parë për të paraqitur argumentet e tija gjyqësore, mendja dhe fjalët e tij shkonin bosh nga nervat dhe gati sa nuk hoqi dorë nga gjyqësia.

Por siç thuhet një ndryshim i madh i ka ndodhur atij kur ishte në Afrikën e Jugut, atje ku popullata Hindus ishte e përballur me diskriminim të rëndë. Thuhet se Gandi ishte duke udhëtuar me tren, në një vagon të klasit të parë, kur papritmas ai urdhërohet për të ndërruar vagonin. Ai kishte refuzuar dhe më në fund ishte detyruar që të zbres nga treni.

Gandi në platformën e pritjes në stacion kishte qëndruar zgjuar gjithë natën, duke u hamendur dhe luftuar me mendimet për t’u kthyer në Indi, ose të durojë vështërsitë për të marrë një pozicion dhe për të luftuar për të drejtat e njeriut. Më në fund ai e kuptoi se me largimin ai do të ishte larguar si i diskriminuar dhe si njeri i cili do ta humbte luftën e së drejtës së tijë. Nga ai moment, thuhet se Gandi u ballafaqua drejtpërdrejt me natyrën e tijë të turpshëm dhe vendosi për ta sfiduar dhe për ta kapërcyer padrejtësinë. Ndryshimi i tijë i brendshëm ishte shkëndijë e një prej zhvillimeve më të mëdha të shekullit të kaluar.

Më në fund  lirishtë mund të themi se çdo individ ka një potencial të madh që mbetet kryesisht i paprekur nëpërmjet punës së vështirë që është edhe revolucioni ynë njerëzor, këtë potencial duhet ta zbuloj dhe të krijojë një ndjenjë të pavarur dhe të pamposhtur. Pra, na mundena dhe duhet të përballemi me çdo situatë që mund të ofrojë jeta. Ky proces na lejon për të mbajtur në rritje dhe zhvillim të individualitetin tonë gjatë gjithë jetës dhe me këtë kurrë nuk do të gjejmë një fund të vdekur në udhëtimin tonë të përjetshme të vetë-realizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button