Komuna e Strugës ka hapur procedurë për blerjen e 4 veturave me vlerë prej 96 mijë euro

Komuna e Strugës, në Byronë për Furnizime Publike ka hapur procedurë për blerjen e 4 veturave për nevoja të komunës, me vlerë të përbashkët prej 96.450 euro, njofton Portalb.mk.

Sipas shpalljes publike, Komuna e Strugës kërkon të blejë një veturë të tipit limuzinë versioni sedan me 4 dyer.

Limuzina duhet të jetë e bardhë, dizel, me fuqi 140 kë, transmetim automatik, të jetë e gjatë minimum 4900 mm, të jetë e gjerë minimum 1870 mm, të ketë hapësirë bagazhi prej minimum 500 litrave, kapacitet të rezervuarit minimumum 70 litra. E njëjta gjithashtu duhet të ketë program për stabilizim dhe ekuivalencë. Drita ksenon ose LED, kondicioner, senzor për parkim, senzor për shi, tempomat dhe sistem navigacioni. Pos këtyre, ulëset e limuzinës duhet të jenë pjesërisht ose tërësisht prej lëkurës, timoni duhet të jetë prej lëkurës, ndërkaq duhet të ketë edhe garanci minimum dy vjet ose 100.000 km.

Përveç kësaj veturës, në procedurë janë edhe 3 veturat tjera, të cilat janë me karakteristika më të ulëta.

Dy prej këtyre veturave duhet të jenë me motor dizeli, ndërkaq një me benzinë. Në shpallje nuk është përmendur se çfarë tipi duhet të jenë këto vetura.

Redaksia e Portalbit, ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, por ai nuk ishte i kapshëm për redaksinë tonë. Të kontaktuar nga Komuna, ata thonë se këto vetura janë për nevojat e komunës, pasi që veturat tjera janë vjetërsuar.

“Këto vetura blihen për nevojat e komunës, pasi që veturat tjera janë vjetërsuar. Kryetari ka veturën e tij zyrtare, pra nuk janë për të”, thotë për Portalb.mk, Ermira Mehmedi, nga Komuna e Strugës, përgjegjëse për furnizimet publike.

Rikujtojmë se, udhëheqësia e Komunës së Dibrës përpara një jave është furnizuar me veturë të re me vlerë prej pothuajse 50.000 eurove. Bëhet fjalë për xhip “Volkswagen Tiguan 2.0 TDI” që komuna do të paguajë me këste për pesë vite.

Image result for volkswagen tiguan 2.0
Volswagen Tiguan 2.0

Të hënën, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka vendosur që mjetet për blerje të veturës për nevojat e kryetarit të Komunës të alokohen për: trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta;
ndërtimi të këndeve me lojëra për fëmijë, si dhe mirëmbajtja e tyre;  mbështetje e organizatave humanitare.

Ai ka shtuar se për realizimin e obligimeve të përditshme të punës do të vazhdojë ta shfrytëzojë veturën e tij personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button