Gjykimi për ish-ministren Kançeska-Milevska për kurdisje të tenderëve në Muzeun e VMRO-së është shtyrë për 13 mars

Gjykimi për ish-ministren e Kulturës, Kançevska Milevska në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP),  “Tenderët” do të vazhdojë me 13 mars. Deri atëherë gjykatësi do të duhet të deklarohet pas ankesave të mbrojtjes në lidhje me ekspertizën e dëshmive dhe kompetencat e PSP-së në këtë lëndë, transmeton Portalb.mk.

Për këtë reagoi prokurori i PSP-së, Stevço Donev i cili tha se e njëjta ankesë është parashtruar edhe kur është ngritur aktgjykimi, por këshilli për Vlerësimin e Aktakuzës me 26 dhjetor 2017 e refuzoi si të pabazë.

Ndryshe, ky rast ka të bëjë me kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Shtetësi dhe Pavarësi në Shkup (Muzeu i VMRO-së), ndërsa e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska.

Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit të kaluar vendosi që “bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderët”.

Në një bisedë telefonike, Kançeska – Milevska, është marrë vesh me drejtorin e ndërmarrjes “Beton Shtip”, që ta fillojë ta ndërtojë “Muzeun e VMRO-së”, ndërkaq më pas të publikojë tenderë me specifikime të caktuara me të cilat vetëm “Beton Shtip” do t’i përmbushë. Ministria e Kulturës, në llogari të “Beton Shtip”, i ka transferuar 54.501.336 denarë ose rreth 886 mijë euro, transmeton Portalb.

“Ekziston dyshim se është kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Korrupsioni dhe kultura dallojnë sipas koncepteve të jetës. Kjo prokurori është formuar dhe do të jetë në rrugën e kundërt”, thonë nga PSP.

Kançeska me paratë e popullit ka fjetur në Hilton, Sheraton dhe Ritz, ndërsa ka blerë në “Versaçe” (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button