K. Veriore anulon takimin e planifikuar me nën-presidentin amerikan Pence

Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se veri-koreanët kanë anuluar në minutin e fundit takimin e planifikuar në Korenë Jugore, në mes të nën-presidentit amerikan, Mike Pence dhe zyrtarëve të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe motrën e liderit Kim Jong Un.

Pence ka udhëhequr delegacionin amerikan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang.

Gjatë kësaj kohe ka pasur spekulime se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore mund të shfrytëzojnë këtë rast për të biseduar.

Koreja Veriore ka dërguar disa atletë për të garuar në këto lojëra, së bashku me një delegacion të udhëhequr nga motra e liderit verikorean, Kim Jong Un.

Shefi i stafit të Pence, Nick Ayers, ka thënë se pas deklaratave të nën-presidentit amerikan se kundërshtohet ashpër abuzimi me të drejta të njeriut apo për diskutimet e rritjes së sanksioneve ekonomike, “ata kanë hequr dorë nga takimi, ose nuk kanë qenë asnjëherë të sinqertë për ta realizuar atë”, transmeton REL.

“Na vjen keq që kanë dështuar për të shfrytëzuar këtë mundësi”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert.

Koreja Veriore nuk e ka komentuar anulimin e këtij takimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button