Përsëritet historia, bileta për Vardari-Shkëndija ska për mysafirët

Nesër futbolldashësit do të kenë mundësi që të përcjellin përsëri një derbi të madh, edhe kësaj radhe në rolin kryesor nga njëmbëdhjetë futbollistë të Vardarit dhe Shkëndijës, që kësaj radhe takohen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë.

Ndeshja në fjalë do të luhet në Shkup, ndërsa nga skuadra nikoqire është thënë se nuk do të ketë bileta për tifozët mysafirë, por vështirë që do të lejohet ndonjë tifoz shqiptarë, pasi që të njëjtat do të shiten vetëm me letërnjoftim.

Sipas asaj që thonë nga Vardari, kjo bëhet me të vetmen arsye se për këtë ndeshje duhet më shumë siguri. Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës starton në ora 14:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Dimitar Meçkarovski. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button