PSG siguron Mbappe, “qëndron” në Ligue 1

Blerja e Neymar nuk ishte i vetmi lajm i bujshëm për Paris Saint Germain gjatë verës së kaluar. Klubi parizien arriti të sigurojë edhe Kylian Mbappe nga Monaco për 180 milionë Euro, por këtë të fundit e mori në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit, një lëvizje kjo që u bë për të respektuar rregullin e Fair Play Financiar të UEFA.

Por edhe pse nuk ka përfunduar sezoni Mbappe është tashmë futbollist i Paris saint Germain në të gjitha aspektet. Kjo falë një klauzole kurioze në kontratën e sulmuesit që u zbulua nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’, transmeton TCH.

Sipas kësaj klauzole, Mbappe do të kthehej tek Monaco nëse Paris Saint Germain do të binte nga kategoria.

Skuadra e Unai Emery në fundjavën e kaluar fitoi 5-2 ndaj Strasburgut duke siguruar matematikisht qëndrimin në Ligue 1, që do të thotë se Mbappe është futbollist i Paris Saint Germain me të drejta të plota që do të thotë se në muajt e verës, drejtuesit e këtij klubi do të duhet të derdhin në arkat e Monacos, 180 milionë eurot për transferimin e Mbappe në kryeqytetin francez, për ta bërë atë blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button