fbpx

Arrestohet futbollisti i Villarreal për pengmarrje dhe grabitje

Një histori e trishtë vjen nga Spanja, ku Ruben Semedo, mbrojtësi i Villarreal është arrestuar këtë mëngjes nga policia e Valencias, me akuzën e pengmarrjes me armë të një personi dhe vjedhje të banesës, transmeton TCH.

Futbollisti portugez në bashkëpunim ka rrëmbyer një person dhe pasi e ka kërcënuar me armë zjarri i ka kërkuar çelsat e shtëpisë, që më pas e e kanë vjedhur.

Sipas informacioneve paraprake hetimet kanë nisur pas denoncimit që ka bërë një person I fashuar dhe me dëmtime në trup, i paraqitur më 12 shkurt në komisariatin e policisë kombëtare. Personi në fjalë ishte viktima i kësaj ngjarjeje dhe ka treguar se është marrë peng, lidhur e rrahur nga Semedo dhe një kushëri i tij. Ndërkohë një tjetër bashëpunëtor në këtë ngjarje ka përdorur edhe armën që ta bindte për t’i dhënë çelsat e shtëpisë, shtëpi që më pas e gjetën të vjedhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button