Pesë ish anëtarë të KSHZ-së do të marrin nga 1.000 euro për 12 muaj

Aleksandar Çiçakovski, Violeta Duma, Igor Milev, Silvana Boneva dhe Subhi Jakupit – këto janë emrat e pjesëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të cilët në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhanë dorëheqje nga posti, por që sot kanë fituar apanazh nga Kuvendi i Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Këtë vendim, sot e miratoi Komisioni Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime, sipas të gjitha gjasave në pikën e rendit të ditës “të ndryshme”, pasi që e njëjta nuk ekziston në rend dite në “Informatorin e përditshëm”, të Kuvendit.

Pa apanazh do të ngele, Rexhep Prekopuca, Atanas Urumov dhe Sasho Srcev, pasi që ata kthehen në punët e mëparshme.

Me marrjen e apanazhës, anëtarëve të deritashëm të KSHZ-së do t’u mundësohet marrje e rrogës deri në një vjet në vlerë prej 1,000 eurove, duke deponuar edhe rreth 12 mijë euro në llogarinë e tyre bankare.

Përndryshe, pas skandalit me 9 rrogat të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni i cili ngjalli debat të ashpër në opinion, tetë prej nëntë anëtarëve të KSHZ-së dhanë dorëheqje.

Në ndërkoh, KSHZ nuk është e kompletuar, ndërkaq sot u prolongua votimi i shpalljes së Kuvendit për anëtarë të rinj.

U realizuan parashikimet e Milloshoskit, kompletimi i KSHZ-së u prolongua

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button