U realizuan parashikimet e Milloshoskit, kompletimi i KSHZ-së u prolongua

Janë realizuar parashikimet e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili paralajmëroi se seanca e sotme plenare për kompletimin e KSHZ-së, do të zhvendoset më poshtë, në rendit e ditës të Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Kompletimi i KSHZ-së, ishte në pikën 3 të rendit të ditës, ndërkaq e njëjta u zhvendos në pikën 17.

Milloshoski në “Facebook”, nëpërmjet një statusi paralajmëroi se “pushteti do ta obstruojë zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KSHZ-së”.

Në statusin e tij, ai tha se në seancën e sotme plenare në Kuvend, pas kërkesës së pushtetit, do të zhvendoset pika për publikimin e shpalljes për anëtarë të rinj të KSHZ-së.

“Kanë arritur urdhra nga pushteti ekzekutiv deri te shumica parlamentare; një ministër nga radhët e LSDM-së u është lajmëruar disa deputetëve dhe u ka kërkuar:

  1. Deputetët të votojnë kundër vendimit për kompletim të KSHZ-së, ose
  2. Deputetët e shumicës parlamentare ta zhvendosin më poshtë në rend dite, pikën për KSHZ-në
  3. LSDM dhe BDI ta zhvendosin pikën për KSHZ-në më poshtë dhe përpara së e njëjta të vijë në rend, seanca të ndalohet dhe të zhvendoset e njëjta që të zvarritet

Milloshoski më pas pyeti publikisht se kujt i shkon për shtati që KSHZ të jetë jo-funksionale dhe jo e kompletuar.

Përndryshe, pas skandalit me 9 rrogat të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni i cili ngjalli debat të ashpër në opinion, tetë prej nëntë anëtarëve të KSHZ-së dhanë dorëheqje.

Dorëheqje dhanë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, nënkryetari Rexhep Prekopuca, anëtari nga radhët e ekspertëve, Atanas Urumov, anëtarët Silvana Boneva, Sasho SërcevSubhi JakupiVioleta Duma dhe Igor Milev.

Në funksion mbetet vetëm anëtarja e Lëvizjes BESA, Ermira Asani Salija.

Dorëheqjet erdhën pas reagimeve në opinion që nisën pasi që ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”. Ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”.

Ndryshe, sot Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 24 i ka miratuar ndryshimet në ligjin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me procedurë shkurtuar.

Kuvendi votoi për ndryshimet e ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button