Osmani: Përmes përvojave të Zvicrës do të sigurojmë implementim efikas të ligjit të ri për  gjuhët

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Zëvendës Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, Kristina Martin Lang.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, në veçanti mbështetjen e vazhdueshme financiare nga ana e Zvicrës, si një ndër vendet e para dhe shumëvjeçare donatorë në zhvillimin e progresit të Republikës së Maqedonisë.

“Zvicra paraqet njërën ndër vendet më të rëndësishme – mike të Maqedonisë, ndihma financiare e së cilës daton që nga viti 1992, ndërkaq përkrahja politike, me siguri edhe prej më herët” – theksoi Osmani në takim, duke potencuar, mirënjohjen e personale si dhe atë të Qeverisë për mbështetjen e sinqertë dhe të vazhdueshme.

“Krahas mbështetjes, Zvicra paraqet edhe inspirim të rëndësishëm politik dhe shoqëror për Republikën e Maqedonisë, si shembull pozitiv në funksionimin e shoqërisë multikulturore” theksoi Osmani duke shtuar se përvojat e Zvicrës në organizimin dhe zbatimin në praktikë të shoqërisë shumëgjuhësore do të jenë ndihmesë e rëndësishme për implementim më efikas edhe të Ligjit të ri për Përdorimin e Gjuhëve në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani përcolli përshtypjet e Qeverisë për Strategjinë e re të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025. “Morëm valorizim të saktë të progresit në afrimin drejt Bashkimit Evropian, që do të paraqet nxitje të rëndësishme për mbajtjen e fokusit të shtetit drejt perspektivës evropiane dhe euro- atlantike” theksoi Osmani. Ai shtoi se Strategjia paraqet një dokument të rëndësishme me të cilën u fuqizua orientimi evropian i gjithë rajonit në Ballkanin Perëndimor, diçka që pritet me plotë kuptimin e fjalës të vërtetohet edhe në Samitin historik për zgjerim, në Sofje në Maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button