fbpx

LOD 2018, hokeisti slloven rezulton pozitiv në doping

 Hokeisti slloven Zhiga Jegliç është sportisti i tretë që ka dështuar në testin e dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore (LOD) në Pyeongchang, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Arbitrazhit në Sport (CAS), tha të martën se Jegliç ka rezultuar të jetë pozitiv në substancën “fenoterol”, për të shtuar se mostra është marrë gjatë Olimpiadës. Fenoteroli është një ilaç që përdoret për zgjerimin e kanaleve të frymëmarrjes.

Jegliç është pezulluar nga pjesëmarja në LOD, për çka është urdhëruar të braktisë Fshatin Olimpik në një afat 24 orësh. Sllovenia sot luan kundër Norvegjisë për plasman në çerekfinale ndërsa Jegliç është fshirë nga lista e lojtarëve.

Më herët, japonezja në patinazh të shpejtë, Kei Saito rezultoi pozitive në doping ndërsa listës së sportistëve të dopinguar iu shtua edhe rusi Alexander Krushelnitsky, i cili fitoi medalje bronzi në karling për çifte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button