Rrahja e futbollistëve në një ndeshje në Brazil, 9 kartona të kuq (VIDEO)

Rrahja mes futbollistëve në ligat braziliane nuk është diçka e habitshme. Në internet mund të gjenden shumë videoklipe për raste të tilla, transmeton Portalb.mk.

Por, ajo që ka ndodhur në ndeshjen mes Bahias dhe Vitorias meritoi vëmendje – 9 kartona të kuq.

Gjithçka filloi me festimin e golit të Bahias të fituar në penal, para fansave të kundërshtarit. Por, në atë moment ka ndërhyrë portieri i Vitorias, Fernando dhe më pas filluan të grinden.

Pas një kohe të shkurtër, gjyqtari Xhaillson Masedo ndau edhe katër kartona të kuq për Bahian dhe tri për Vitorian, por edhe pas kësaj ndeshja ka vazhduar.

Por, edhe pas disa minutash edhe dy lojtarë të Vitorias morën kartona të kuq dhe më pas, sipas rregullave të futbollit, loja nuk mund të vazhdonte nëse një ekip mbetet me gjashtë lojtar në fushë.

Pra, Talia Bahia mori zyrtarisht garën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button