UNICEF: Në botë çdo ditë vdesin nga 7.000 foshnja pa mbushur ende muajin e parë

Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) njofton se çdo ditë në botë vdesin 7 mijë foshnja pa mbushur ende muajin e parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

UNICEF në një raport të publikuar thekson se çdo vit në botë humbin jetën 2.6 milionë foshnja ende pa mbushur muajin e parë ndërsa sidomos në shtetet e pazhvilluara numri i vdekjes të foshnjave është në nivel serioz.

Niveli më i lartë i vdekjes së foshnjave vitin e kaluar ka ndodhur në Pakistan. Pas Pakistanit, për nga numri i vdekjeve të foshnjave vijnë Republika e Afrikës Qendrore dhe Afganistani.

Maqedonia është e dyta në Evropë për vdekshmërinë e foshnjave

Sipas raportit në Pakistan 45.6 në çdo 1.000 foshnja vdesin ende pa mbushur një muaj.

Numri më i vogël i vdekjeve të foshnjave ndodh në Japoni, ku vetëm 0.9 në 1.000 foshnja vdesin pa mbushur një muaj.

Pas Japonisë, sipas listës vjen Singapori. Ndërsa në Turqi 6.5 në çdo 1.000 foshnja vdesin pa mbushur një muaj.

Në raportin e UNICEF-it thuhet se ka një dallim tepër të madh në nivelin e vdekjes së foshnjave mes shteteve të pazhvilluara dhe të atyre të zhvilluara.

Në shtetet e pazhvilluara mesatarisht nga çdo 1.000 foshnja të sapolindura vdesin 27, kurse në vendet e zhvilluara nga çdo 1.000 foshnja të sapolindura vdesin 3 prej tyre.

Në raport theksohet se 8 nga 10 vende me nivel më të lartë të vdekjes së foshnjave ndodhen në kontinentin e Afrikës.

Më shumë se 80 për qind e vdekjes së foshnjave të sapolindura ndodhin për shkak të lindjes së parakohshme, komplikacioneve gjatë lindjes, infeksioneve si pneumonia ose sëmundjeve si sepsisi. Në raport është theksuar se nëse merren masat, vdekja e foshnjave mund të parandalohet në masë të madhe.

UNICEF-i në raportin e tij vuri në dukje se në qoftë se shtetet e pazhvilluara arrijnë në nivelin e shteteve të zhvilluara në vdekjet e foshnjave, deri në vitin 2030 mund të shpëtohen 16 milionë jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button