fbpx

Kujdes! Në Tetovë qarkullojnë bankënota nga 50 euro false

Një shitës në qytetin e Tetovës, mbrëmë është mashtruar nga një person i pa njohur, ku i njëjti ka blerë 10 pako të cigareve me 50 euro false, njofton Portalb.mk.

“Mbrëmë, gjysmë ore pas mesnatës, tetovari 21 vjeçar Sh.A. ka paraqitur se tani për tani një person i panjohur, rreth orës 22, në kioskën “Tobako”, në të cilën ka qenë i punësuar, në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, ka kërkuar dhjetë kuti cigaresh dhe të njëjtat i ka paguar me bankënotë prej 50 eurove, ndërkaq ai ia ka kthyer 2.000 denarë. Megjithatë, më pas, Sh.A., ka konfirmuar se bankënota me të cilën ia ka paguar cigaret ka qenë false dhe menjëherë e ka njoftuar pronarin e kioskat”, informojnë nga SPB Tetovë.

Policia njofton se bankënota e falsifikuar është marrë për ekspertizë dhe po ndërmerren masat për zbulimin e personit i cili e ka lëshuar vendin e ngjarjes pasi ia ka dhënë paratë, ndërkaq sipas Sh.A-së, ai ka pasur edhe bankënota tjera nga 50 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button