Gostivar, i biri e sulmoi nënën e tij për 500 denarë

Një grua 57-vjeçare me iniciale M.E. nga Gostivari dje rreth orës 12:00 në polici ka denoncuar dhunë familjare që është kryer para një ore nga djali i saj 27-vjeçar me iniciale J.E., transmeton Portalb.mk.

I denoncuari J.E. i ka kërkuar para nënës së tij dhe ajo i ka dhënë një shumë të caktuar, por pas një kohe të shkurtër ai ka kërkuar edhe 500 denarë. Pasi që nëna i ka thënë se nuk ka më para, ai fizikisht e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe trup si dhe i është kërcënuar me jetë dhe më pas e ka lëshuar shtëpinë.

Sipas tregimit të M.E., i biri për një kohë të gjatë fizikisht dhe psiqikisht e ka maltretuar atë dhe disa herë e ka denoncuar në polici.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button