fbpx

Maqedoni, këto gjykatës me vepra skandaloze do t’i mësojnë gjeneratat e reja

Këshilli Gjyqësor për mentorë të gjeneratës më të (të gjashtë) dëgjues të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë dhe i ka propozuar edhe Tatjana Mihajllovën, Monika Bahçovanskën, Elena Ilievska – Josifoviqin, Diana Gruevska – Ilievskën dhe Lubinka Basheskën nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

Të gjithë këto emra lidhen me bllokadën e procedurave të Prokurorisë Speciale Publike dhe i kanë shpëtuar nga paraburgimi ish kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Disa prej tyre madje edhe janë të shkruar në Raportin e Stejt Departamentit në kontekst të gjyqësorit të politizuar.

Lista është e përbërë prej një numër të madh të kandidatëve për mentorë të gjykatësve të rinj, të ciët pas testit të suksesshëm me shkrim, 16 muaj nën mentorimin e tyre do të punojnë me gjykatësit që t’u mësojnë praktikë gjykatësve të tyre në seanca gjyqësore. Ata në fakt duhet të mësojnë nga më të mirët. Këshilli Gjyqësor ka propozuar kandidatë nga Gjykata e Apelit, por edhe nga gjykatat me kompetenca të zgjeruara, në mesin e të cilëve janë Gjykata Penale dhe Gjykata Civile e Shkupit.

Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë
Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë

Lista e mentorëve është e nënshkruar nga kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karxhovski, për të cilin, kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se do të jetë pjesë e trupit qeveritar, nga i cili pritet që në mënyrë efikase të zbatohen reformat në gjyqësorin e varur dhe të korruptuar. Nga efikasiteti i zbatimit të reformave, do të varet nëse Maqedonia do të fitojë datë për bisedime për anëtarësim në BE.

Elena Ilievska – Josifoviq: U përmend në raportin e vjetshëm të Stejt Departamentit. Ajo ishte e theksuar si një ndër gjykatësit nëpërmjet së cilës bëhen manipulime politike në Gjykatën Penale. Ajo është bashkëshorte e njeriut të besueshëm dhe lojtar në kompaninë e një biznesmeni të njohur, i cili vitin e kaluar është paraqitur si dëshmitar në procedurat parahetimore të Prokurorisë Speciale. transmeton Portalb.mk.

Në raport shkruan se “në fund të prillit, kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski, ka emëruar dy gjykatës në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në, ashtu siç e kanë përshkruar shumë analistë dhe juristë, rrethana të dyshuara, pasi që asnjë nga to nuk ka pasur përvojë të mjaftueshme në gjyqësore, që të arsyetohet emërimi i tyre. Të dy gjykatësve u janë ndarë raste të PSP-së, e cila në mënyrë të pasuksesshme ka kërkuar ndërrimin e tyre për shkak të konfliktit të interesit”.

Pançevski në prill të vitit 2016, për gjykatës të procedurë paraprake në krim të organizuar e ka vendosur Aleksandra Pop Stefanija, gjykatëse nga Negotina, e deleguar që të gjykojë në vepra penale në Shkup dhe gjykatësja e re, Elena Ilievska – Josifoviq. Të dy gjyqtarët në krim të organizuar janë me përvojë pune gjithsej prej vetëm 5 vjetëve, bashkë me pushimet e tyre të lindjes.

PSP këtë gjykatësje ka dorëzuar gjykatësje për shkarkim në të cilën thotë se “procedurën gjyqësore e ka udhëhequr në mënyrë të njëanshme, me keqpërdorim të detyrës dhe tejkalim të kompetencave zyrtare”.

Tatjana Mihajllova
Tatjana Mihajllova

Tatjana Mihajllova: më shumë se një vit nuk e filloi gjykimin kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski për dhunën në Komunën Qendër dhe për shuplakat që i ka porositur kundër ish kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Mihajllova gjithashtu u bë e njohur edhe për kurdisjen e shpërndarjes së gjykatësve në Gjykatën Themelore Shkupi 1, derisa ka qenë u.d. kryetar.

Me shpërndarjen apo orarin e saj, departamentin për procedurë paraprake që vendos për paraburgim, departamentin për krim të organizuar, i cili gjykon lëndë sipas ligjit të ri të Kodit Penal, ajo i pastroi nga gjykatësit të cilët nuk duhet në asnjë rast, qoftë dhe rastësi, të vijnë në prekje apo të vendosin për lëndët e Prokurorisë Speciale. Ajo i ka rishpërndarë të gjithë 13 gjykatësit të cilët ishin kundër dhe e ngritën zërin ndaj paraardhësit të saj, Vlladimir Pançevski. Ajo veten e ka vendosur në sektorin për krim të organizuar, ndërkaq atje ka bërë edhe ndryshime, kështu që për gjykatës e vendosi edhe Pnaçevskin, të cilin e ka shpërndarë edhe për kryetar të Këshillit Penal, i cili vendos ndaj ankesave të PSP-së për paraburgimet e refuzuara.

Diana Gruevska - Ilievska
Diana Gruevska – Ilievska

Diana Gruevska – Ilievska: Në korrik të vitit të kaluar e ka shpëtuar nga paraburgimi ish kryeministri Nikolla Gruevski, por edhe të akuzuarit tjerë në rastin “Titanik” për parregullsitë e mëdha zgjedhore: Gordana Jankulloska, Martin protogjer, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski. Kur dy gjykatësit e Këshillit Penal tre anëtarësh, në të cilin ajo ka qenë kryetare, kanë votuar vendin dy ndaj një, që Gruevski të shkojë në paraburgim, Diana Gruevska – Ilievska ka dalë jashtë dhe menjëherë e ka njoftuar ish kryetarin e Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev. Urgjentisht dorëzohet “sekret zyrtar” përpara palës mbrojtëse të Gruevskit se kundër gjykatësit që ka votuar për paraburgimin e Gruevskit, Darko Todorovski, ka pasur ndonjë iniciativë për shkarkimin e tij përpara Këshillit për Verifikimin e Fakteve, kështu që avokatët menjëherë kanë kërkuar dhe e kanë përjashtuar gjykatësin. Në vend atij gjykatësit, Ribarev emëron gjykatës tjetër dhe në kështu ndryshon votimi – dy ndaj një, por këtë herë në dobi të Gruevskit, gjegjësisht të mos shkojë në paraburgim, përcjellë Portalb.mk.

Monika Bahçovanska: është bashkëshorte e një funksionari të lartë në VMRO-DPMNE. Prokuroja speciale, Katica Janeva gjatë tetorit të vitit të kaluar, e ka zënë se si gjykatësja ka gënjyer se ka miratuar vendim për hedhjen poshtë të “bombave” në rastin “Tifani”. Prokuroria Speciale, gjithashtu dorëzoi ankesë për shkarkimin e gjykatëses, duke thënë se kjo gjykatëse mundet edhe penalisht të përgjigjet, duke e pasur parasysh se po udhëheq procedurë parahetimore për keqpërdorim me sistemin për shpërndarje të lëndëve “AKMIS” në Gjykatën Penale Shkupi 1.

Por, në dhjetor të vitit të kaluar, Bahçovanska, gjatë vlerësimit për akuzën e rastit “Tortura” (maltretimi fizik dhe psikik i Lube Boshkoski) vendosi që ta heq Sasho Mijallkovin nga lista e të akuzuarve. Ajo e pranoi akuzën vetëm kundër Ivica Antevski – Puki, i cili është i akuzuar i dytë pas Mijallkovit, por edhe kundër personave të njësitit të MPB-së “Alfa”. Të gjithë, akuzohen për torturë, trajtim çnjerëzor, poshtrues dhe dënues.

Gjyqësori

PSP ka dorëzuar gjithsej tre ankesa për shkarkimin e Bahçovanskës dhe deri më tani të njëjtat nuk janë hedhur poshtë.

Lubisha Basheska: është e njohur për atë që gjatë vitit të kaluar, tërë vitin ka refuzuar që ta ftojë Nikolla Gruevskin si dëshmitarë kryesor të Katica Janevës në rastin “Puç“, për shkak të gjetjes së vazhdueshme të arsyeve për anulimin e gjykimit. Fillimisht, në nëntor të vitit të kaluara, ajo seancën gjyqësore e anuloi në kohë të pacaktuar (që është precedent), pasi që nuk ka pasur guxim që ta ftojë dëshmitarin Gruevski. Janeva aq shumë u nervozua saqë në një nga seancat, ku ishin të akuzuar, Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij dhe persona të tjerë, për një moment ia zuri rrugën Bashkevskës dhe nuk e ka lëshuar që të largohet nga seanca, pa dhënë përgjigje se pse e manipulon opinionin me zvarritjen e rastit “Puç“, pse e mbron dëshmitarin Gruevski, pse qëllimisht kyç pjesëtarë të jurisë pa certifikatë të sigurisë etj. Janeva mëvonë e ka tërhequr rastin “Puç“ për përgjimet masive dhe ka dorëzuar akuza të reja për lëndët “Fortesa” dhe “Target”.

Gjykatësit e rinj në Gjykatën Themelore Shkupi 1, do të mësojnë edhe nga gjykatësja Ilija Trpkov, e cila është e njohur për një precedent, gjegjësisht pas tre herëve Gjykata e Apelit ia kthen lëndën “Rover”, në të cilin njëri nga të akuzuarit është edhe Lube Boshkoski. Është propozuar edhe nga Ivica Stefanovski, i cili i ka shqiptuar paraburgimin ish shefit të Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujoskit. Ivica Stefanovksi ishte gjithashtu edhe gjykatës i dytë në rastin “Puç“, i cili në mënyrë të paargumentuar u tërhoq dhe ndërrua me lëndët “Fortesa” dhe “Target”, ndërkaq i ka refuzuar edhe “bombat” për “Tenderë”, në të cilin e akuzuar e parë është ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska – Mileska.

Listën finale e gjykatësve – mentorë, të cilët do t’i mësojnë dëgjuesit e gjeneratës së gjashtë, ende nuk e ka konfirmuar Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button