Janë hequr ndalesat për kamionë, mjegull dhe reshje të dobëta të borës në disa pjesë të rrugëve

Janë hequr ndalesat për automjete të rënda ngarkuese që ishin vendosur në drejtimet rrugore Gostivar – Kërçovë përmes grykës malore Strazhë dhe në drejtimin rrugor Mavrovë – Dibër.

Për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri 60 metra në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit, deri 50 metra në rrugën Dellçevë – vendkalimi kufitar Dellçevë dhe deri 100 metra në Krushevë.

Lidhja AutoMoto e Maqedonisë sot në mëngjes kumtoi se reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë dhe në Strazhë, ndërsa në Gostivar reshjet janë të borës dhe shiut.

Në rrugët e tjera të vendi9t komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, prëderisa në viset më të larta malore në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë” ka mbetje të borës, por kjo nuk është pengesë për komunikacionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button