Kuvendi nesër do ta shqyrtojë kërkesën për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KSHZ-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në sencën e nesërme do ta shqyrtojë propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski për publikimin e shpalljes publike për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), njofton Portalb.mk.

Në seancën e 34 të Kuvendit, që është caktuar në orën 12, propozim-vendimi për publikimin e kryetarit, nënkryetarit dhe gjashtë anëtarëve të KSHZ-së është pika e dytë në rend të ditës.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së në fillim të shkurtit dërgoi kërkesë te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për shpalljen urgjente për zgjedhje të anëtarëve të rinj të KSHZ-së.

Sipas Milloshovskit, urgjenca e publikimit të shpalljes për zgjedhje të anëtarëve të rinj të KSHZ-së ka për qëllim kompletimin e përbërjes së KSHZ-së, pasi që anëtarët paraprak dhanë dorëheqje pas skandalit për ndarjen e bonuseve gjatë kohës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button