fbpx

Vonesa ndonjëherë mund të shpëtojë jetë

 Për shkak të rrëmujës në trafik, sizmologu grek dhe profesor Akis Celentis nuk arriti të ngjitet në aeroplan me të cilin duhej të udhëtojë nga Teherani deri në Jasuxh. Për shkak të vonesës, nuk u bë viktima e 66-të nga aksidenti i djeshëm i aeroplanit, ku e humbën jetën 65 persona.

“Për shkak të rrëmujës në rrugë në Teheran, u vonova dhe nuk arrita të ngjitem në atë fluturim. Planifikova në Jasuxh të shkoj me atë apo fluturimin e ardhshëm”, deklaroi Celentis për ANA-n.

Në aeroplanin e tipit ATR-72, i cili ka fluturuar në realacionin nga Teherani drejt qytetit iranian jugperëndimor Jasuxh, ndodheshin 59 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Fluturakja është rrëzuar në rajonin malor rreth 480 kilometra në jug të Teheranit.

Mediat fillimisht lajmëruan se të gjithë 66 pasagjerët të cilët kanë qenë në aeroplan kanë humbur jetën, por më vonë numri u ul, sepse një person aspak nuk ka hipur në aeroplan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button