Erdogan: Siria do të ballafaqohet me pasoja nëse dakordohet me kurdët

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan sot pati bisedë telefonike me kolegët nga Irani dhe nga Rusia Hasan Rohani dhe .Vlladimir Putin, me të cilët bisedoi për situatën në Rusi.

Temë kryesore në bisedën telefonike me Rohanin dhe Putinin ishte gjendja në Afrin dhe në Idlib.

Në bisedimet me kolegun iranian, Erdogani e ka informuar Ro0hanin për operacionin e Armatës turke “Dega e Ullirit”, në rajonin Afrin, me ç’rast vfeçanërisht e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit. Ata kanë biseduar edhe për përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane.

Erdogani paraprakisht sot, pati bisedë teëefonike edhe me Putinin, me ç’rast kanë biseduar për procesin e vendosjes së vendeve të reja vëzhguese në qytetin Idlib, por edhe për rrjedhën e operacionit në Afrin.

Kremlini informoi se Erdogani dhe Putini e kanë konfirmuar gatishmërinë për bashkëpunim më të afërt në përpjekjet e Rusisë, Turqisë dhe Iranit për funksionim efikas të rajoneve, ku është ulur intensiteti në luftimet në Siri.

“Në bisedimet për situatën në Siri, vëmendje e veçantë është përkushtuar në mënyrat për përmirësim të mëtejshëm të bashkëpunimit në format Astana (negociata paqësore për Sirinë të mbajtura në Astana midis Rusisë, Turqisë dhe Iranit), kumtoi Kremlini.

Erdogani në bisedën me Putinin ka theksuar se Qeveria siriane do të përballet me pasoja nëse lidh marrëveshje me Forcat kurde siriane për mbrojtjen e popullit kundër operacionit ushtarak turk në Siri.

“Nëse regjimi sirian niset në atë rrugë, atëherë do të ketë pasoja”, tha Erdogan dhe paralajmëroi se ofensiva turke  do të vazhdojë në pajtim me të atë që është planifikuar.

Televizioni shtetëror sirian paraprakisht informoi se gjatë ditës forcat proqeveritare siriane planifikojnë të hyjnë në rajonin Afrin, si përkrahje të Forcave për mbrojtje të popullit, kundër të cilëve është i orientuar operacioni ushtarak i Turqisë.

Siç paraprakisht njoftoi MIA, këshilltari në administratën e zonave nën kontroll të kurdëve në Sirinë veriore, Badran Xhija Kurd, në mëngjes deklaroi se autoritetet në Damask dhe forcat e kurdëve sirianë kanë arritur marrëveshje që Armata e Sirisë të hyjë në rajonin Afrin që të ndihmojë në ballafaqimin me ofensivën turke.

Marrëveshja është tregues për situatën gjithnjë e më të ndërlikuar në Sirinë veriore, ku forcat kurde, Qeveria siriane, grupet kryengritëse, Turqia, SHBA-ja dhe Rusia janë thurrë në rrjet të armiqësive dhe aleancave, komentojnë analitikët.

Turqia më 20 janar filloi ofensivë ajrore dhe tokësore në rajonin sirian Afrin, i cili është nën kontroll të luftëtarëve kurdë.

Ankara i konsideron Forcat për mbrojtje të popullit të kurdëve sirianë për degë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Siri. PKK, e cila lufton për autonomi të kurdëve në territorin turk, gjendet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, BE-së dhe SHBA-së.

Forcat për mbrojtje të popullit, nga ana tjetër, ishin një nga aleatët kryesorë të SHBA-së në luftën kundër grupit xhihadist Shteti islamik (SHI), prej këtu ofensiva turke shkaktoi tensione në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashongtonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button