Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet mesatar ka në qafën malore Strazhë dhe Kodrën e Diellit, ndërsa me intensitet më të ulët në Mavrovë dhe në qafat malore Gjavato dhe Presekë.

Nga NP Rrugët e Maqedonisë deklaruan se në Krushevë ka reshje të shiut dhe borës, por ato nuk paraqesin pengesë për lëvizje në komunikacion.

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 30-40 metra ka në aksin rrugor Tetovë-Shipkovicë, deri në 100 metra në Krushevë dhe në qafën malore Gjavato dhe deri në 70 metra në qafën malore Pletvar.

Në disa akse të caktuara rrugore, të cilat kalojnë përmes luginave, është e mundur paraqitje e shembjeve më të imta.

Nga NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe rregullim të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button