“Deklaratat e Ramës nuk ndihmojnë”. BE komenton fjalën e Kryeministrit në Kosovë

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sugjeroi që Kosova dhe Shqipëria të kenë një President të përbashkët. Kjo tingëllon si një projekt i Shqipërisë së Madhe. Ka ndonjë koment Komisioni për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan?”.

Kjo ishte pyetja e gazetarëve në daljen e radhës para mediave të zëdhënëses për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Europian, Catherine Ray, transmeton Top Channel. 

“Deklarata që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes fqinjëve. Bashkimi Europian pret që në të gjithë rajonin të vijojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese mes vendeve, si dhe të intensifikohet puna me programet përkatëse të reformave, për të avancuar më tej në rrugën e integrimit europian”, deklaroi zëdhënësja.

Catherine Ray ritheksoi qëndrimin e Brukselit sa i takon të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

“BE ka mbështetur vazhdimizht pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Europian ka theksuar mbështetjen pa ekuivoke për perspektivën e qartë europiane të Ballkanit Perëndimor, ndaj ne do të vijojmë të punojmë me këto vende”, vijoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button