Bitkoini dyfish e ka rritur vlerën e tij

Kripto valuta më e njohur arriti 11.000 dollarë, me çfarë pothuajse dyfish e ka rritur vlerën pasi paraprakisht këtë muaj u ul në 6.000 dollarë.

Bitkoini dje arriti 11.328 dollarë pas informacionit se një investues i panjohur në periudhën mes 9 dhe 12 shkurt ka blerë bitkoinë në vlerë prej 344 milionë dollarë, transmeton MIA. 

Blerja ka ndodhur pas shitjes së madhe me zbritje, e cila ka fshirë më shumë se 50 për qind nga vlera e tregut të valutave kripto, të nxitura nga spekulimet për rregullim gjithnjë më të madh dhe sfida të sigurta.

Bitkoini u ul prej 20.000 dollarë në dhjetor të vitit të kaluar dhe arriti 6.000 dollarë më 4 shkurt. Ndërkaq, pas informacionit për blerje rekorde dhe investues të tjerë kanë investuar në kripto valutën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button