Ka humbur jetën një fëmijë dyvjeç e gjysmë në Klinikën e fëmijëve

Një fëmijë mashkull i moshës dyvjeçar e gjysëm nga Shkupi, i cili më 7 janar është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, gjatë fundjavës ka ndërruar jetë, pohuan për MIA-n nga kjo shtëpi e shëndetit.

Pacienti J.C, i lindur në vitin 2015 është pranuar në Klinikë më 7 janar në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë trupore dhe rezultat, i cili i përgjigjet bronkopneumonisë akute. Pacienti është hospitalizuar në Repartin për pneumologji nga ku në disa raste për shkak të përkeqësimit të gjendjes është mjekuar edhe në Repartin për kujdes intensiv dhe terapi. Sipas analizave laboratorike gjatë qëndrimit është vërtetuar influenca B, deklaruan nga Klinika.

Gjatë ditës së djeshme, theksojnë nga Klinika, vjen deri në përkeqësim të përnjëhershëm të gjendjes dhe pacienti është zbritur në Repartin për kujdes intensiv dhe terapi, por gjitha përpjekjet për reanimacion kanë përfunduar pa sukses.

Ndryshe, bëhet fjalë për pacient me sindromën Daun, te i cili pas lindjes është diagnostikuar hipotireozë dhe sindroma Vest – çrregullim i rëndë neurologjik që shkakton sulme epileptike për shkak të të cilave pacienti pranon terapi të rregullt antiepileptike.Gjatë vitit të kaluar J.C në disa raste është mjekuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga pneumologji të prolonguar dhe të komplikuar, qëndron në komunikatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button