Tetovë, tre të mitur kanë vjedhur nëntë kisha dhe pesë shtëpi të kurbetçarëve

Janë kapur dy persona të mitur dhe një 18 vjeçar nga Tetova, të cilët gjatë muajit janar dhe shkurt kanë kryer 14 vjedhje të rënda, prej të cilave 9 janë në kisha ortodokse, ndërkaq 5 në shtëpi të kurbetçarëve, të cilët përkohësisht jetojnë jashtë vendit, informojnë nga policia, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, ata dyshohen për vjedhje në kishat në: fshatin Falisht, Radiovcë, Tudenc dhe në disa objekte kishtare në Tetovë. Nga kishat të cilët kanë vjedhur në periudhën e kaluar, gjithsej kanë marrë 30.000 denarë dhe dy ikona të vogla.

“Njëkohësisht, këto persona, bashkë me një  të mitur tjetër M.A. (17) nga fshati Uzormisht, dyshohet se kanë kryer edhe 5 vjedhje të rënda nëpër shtëpitë e personave që përkohësisht punojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Të dyshuarit dhunshëm kanë hyrë në shtëpitë e tyre dhe u kanë marrë televizorë dhe mjete të ndryshme, dhe më pas mjetet e vjedhura ua kanë shitur personave tjerë. Personat e vjedhura do t’u merren dhe do t’u kthehen pronarëve. Kundër personave do të dorëzohen paraqitje përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button